“Shtëpia është e jona. Duam ta mbajmë”- thanë ish ushtarakët në një zë duke i kërkuar kryeministrit Berisha të anulojë vendimin e qeverisë.
Po kështu ushtarakët i kërkojnë Presidentit Nishani të reagojë si dhe shprehin besimin se kryeministri Edi Rama që merr detyrën në shtator dhe ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli do ia kthejnë ushtarakëve këtë shtëpi brenda së cilës është historia e Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Kjo shtëpi ka 70 vjet që mëson, edukon dhe ushqen gjithë breznitë e ushtarakëve. Janë kryer qindra mbledhje, simpoziume të NATO-s, ceremoni dekorimesh. Ajo ka të skalitur e fotografuar të gjithë fytyrat e ushtarakëve. Edhe muret e dritaret e kësaj fasade thërrasin për ndihmë.
(Në foto ish-shtarakët në protestë përpara Kryeministrisë)
Ushtarakë dua të qëndroj me ju, prandaj na mbroni me çdo kusht.”- tha Barjam Mane, ish ushtarak por dhe ish zv. Ministër i Mbrotjes.
Në këtë moment ish- ushtarakët e mbledhur para SHQUP thërrisnin në një zë: “Është e jona. Duam ta mbajmë”
“I bëjmë thirrje kryeministrit në ikje të anulojë vendimin dhe të mos e botojë në fletore zyrtare. Lulzim Basha të mos marrë mundimin e të zhvendoset në këto ambientet se do ta ketë të pamundur edhe më vonë, dhe siç e ka zakon që vetëm qesh Shtëpisë Qëndrore do t’i rruajë vetëm leshë”- tha Mane.
Ai i bëri thirrje edhe Presidentit Nishani, që mban dhe postin e komandantit të Përgjithshëm Bujar Nishani të prononcimet në të kundërt “tregon se ka lidhje në favorizimin e biznesit familjar Basha- familja Berisha”
“Kemi besim tek kryeminsitri Edi Rama dhe ministrja e re e Mbrotjes Kodheli e cila u prononcua dhe dha garanci që SHQUP t’i mbetet ushtarake duke anuluar vendimet e tuprshme të marra kundër nesh.”- tha më tej Mane.
Ish ushtaraku shprehu besimin se dhe ushtarakët aktivë nuk pajtohen me këtë vendim, por nuk reagojnë pasi kanë frikë. Ai i nxiti të reagojnë dhe ndaj heqjes së kompensimit financiar.
“I bëj thirrje ushtarakëve aktivë të mos pajtohen me këtë vendim dhe të mos rrinë sehirxhi ndaj heqjes së kompensimit financiar dhe të mos rrinë indiferent ndaj tjetërsimit të ushtarakëve, sepse indiferentizmin e tyre do e dënojë opinioni ynë, Edi Rama dhe Kodheli e cila ka të drejtë të thotë: Ku ishit ju?! Ne kemi bindjen se ata nuk janë dakord me këtë vendim por duhet të flasin hapur kundër.”
"Kanë vepruar taman siç kanë vepruar për romët. Ata i nxorrën nga kolibet dhe ne duan të na nxjerrin nga shtëpia. Ky është turp më i madh në botë. Gjeneralët duhet ta mbrojnë dhe ta bëjnë problem deri në NATO.”- tha Bajram Mane duke e mbyllur fjalimin e tij me pyetjen “ Ka vend në Europë që s’ka shtëpi ushtarakësh?
Ish ushtarakët më pas u zhvendosën para kryeministrisë ku zhvilluan protestën. Berisha firmosi më 8 gusht 2013 vendimin për kthimin e SHQUP në seli të PD. Partia Socialiste deklaron se me të marrë detyrën këtë godinë do ia kthejë ushtarakëve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)