Ish-ylli i futbollit anglez Gascoigne
i shkatërruar nga alkooli (FOTO)

Ish-ylli i futbollit anglez Gascoigne<br />i shkatërruar nga alkooli (FOTO)
Ish-ylli i Newcastle United, Tottehnam, Lazio dhe Everton dhe një prej lojtarëve më të mirë të kombëtares angleze në vitet '90, Paul Gascoigne, po e shkatërron alkooli.  

Ikona e futbollit Paul Gascoigne është fotografuar në një gjendje aspak të mirë nga paparacët, teksa zbriste nga taksia në gjendje të dehur i veshur me një rrobëdeshambër. Teksa ish- futbollisti anglez zbriste nga taksia rrobëdeshambëri është zbërthyer dhe fotografi e ka fotografuar lakuriq. Në fotot e publikuara nga mediat britanike, Gascoigne shihet teksa cigarja i varet në buzë ndërsa zbret nga makina me këmbët zbathur. 

Paul Gascoigne
Paul Gascoigne
Paul Gascoigne

Paul Gascoigne

Paul Gascoigne
(Paul Gascoigne i dehur zbret nga taksia në Londër)

Nga mediat angleze mësohet se ish- ylli i futbollit ka shkuar në supermarket për të blerë pije alkolike, edhe pse është i alkoolizuar. Gascoigne gjendet prej vitesh në një gjendje të tillë. Vetëm javën e kaluar ai është denoncuar nga fqinjët e vetë për prishje të qetësisë publike.

Hera e fundit që Paul Gascoigne ka luajtur futboll për kombëtare angleze ka qenë në Kampionatin Europian të vitit 1996. Ai i dha lamtumirë futbollit në vitin 2000. Gascoigne u aktivizua për ekipe si Newcastle United, Everton, Lazio, Rangers etj.

Gascoigne
Gascoigne
(Gascoigne me fanellën e kombëtares angleze)

Ndërkohë që në vitin 2013, ai u shtrua në një klinikë në një klinikë rehabilitimi Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn