Ish zëvendës ministri i Jashtëm grek: Beleri s’është i pafajshëm, ka një histori të errët politike

Ish zëvendës ministri i Jashtëm grek: Beleri s’është i pafajshëm, ka një histori të errët politike

Nikos Xydakis

Ish zëvendës ministri i Jashtëm grek, Nikos Xydakis duket se është një ndër zyrtarët e vetëm që po hedh dritë mbi të shkuarën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Xydakis thotë se Beleri jo vetëm që nuk është një njeri i pafajshëm, por ka një histori mjaft të errët.  Duke folur për ERT, Xydakis tha se Beleri nuk është një njeri i pafajshëm dhe se nuk duhet të bëhet një problem për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Kjo histori duhet të ishte zbardhur shumë muaj më parë”, tha ish-zëvendësministri i Jashtëm në qeverinë SYRIZA.

Mediat greke raportojnë deklaratën e ish zv ministrit grek ku thotë se Athina e Tirana e dinin rolin dhe historinë e tij të errët politike duke nënkuptuar masakrën e Peshkëpisë.

 “Athina dhe Tirana e dinë rolin e Beleriit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm sepse ka një histori të errët politike. Duhet të ishte zbardhur këtë histori shumë muaj më parë që të mos kishte një krisje të tillë për marrëdhëniet politike të Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjykata e Posaçme për Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzoi sot kërkesën e re të avokatëve të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për liri. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/08/2023 03:12

    /HITMAN/,politika greke e jashtme nuk ka ndryshuar asnjehere.Ceshtja ne kete rast eshte nese ky zoteria do te mbante te njejtin qendrim si tani po te ishte ne pushtet dhe jo ne opozite?!

    Përgjigju
  • Hitman: 21/08/2023 16:33

    Athina dhe Tirana e dine rolin e tij. Mesazh me sponde. Dmth edhe ju e dini se edhe ju te syriza ishit dikur "Athina". Pra eshte e qarte se mesazhi eshte ky : Beleri agjenti i grekeve te krahut te djathte po pengohet te riaktivizohet pasi u riaktivizua partia e tij ne greqi duke fituar zgjedhjet. Partia e syriza ka nje te mete ne kete rast, duke u munduar te flase ne tym, pasi ka frike se ekspozimi i agjenteve te krahut te djathte do ekspozonte agjentet e saj ne Shqiperi...

    Përgjigju
  • Lexues: 21/08/2023 13:48

    Bravo. Njeri me integritet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës