TIRANË – Ish-Shefi i kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, Arben Braçe, është shoqëruar nga policia, pasi ka kundërshtuar policinë gjatë kontrollit të një pike bastes, të cilën dyshohet se e kishte në pronësi.
 
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në afërsi të stadiumit “Dinamo” në kryeqytet.
 
Pas shoqërimit të Braçes, policia ka vazhduar kontrollin në kuadrin e operacionit “Fund marrëzisë.”
 
Redaksia online
(ar/sh/shqiptarja.com)