'Isha dy vjeç kur vesha fanellën e Chelsea-s', Armando Broja tregon hapat e parë: Një ditë humba në stadium

'Isha dy vjeç kur vesha fanellën e Chelsea-s', Armando Broja tregon hapat e parë: Një ditë humba në stadium

Armando Broja duke i shënuar Wolves

Armando Broja është sulmuesi që Mauricio Pochettino e ka në plan për ta aktivizuar titullar te Chelsea. 21-vjeçari i Kombëtares ka firmosur deri në verën e 2028 dhe si produkt i Bluve vështirë se do kalojë në tjetër klub pas aftësive të treguara në fushë.

Për faqen zyrtare të klubit, Broja ka bërë një rrëfim për fëmijërinë dhe lidhjen që ai kishte me fanellën dhe ngjyrat e Chelsea-s. Shqiptari tregon për moshën 2-vjeçare kur i veshën për të parën herë fanellën e skuadrës, e deri te mosha 5-6 vjeçare kur shkoi me xhaxhanë në stadium. Këtu duket se ka nisur dashuria e tij për klubin e Chelsea-s.

“Nuk e mbaj mend mirë cila ndeshje ishte, por luante Chelsea në “Stamford Bridge”. Isha diku te 5-6 vjeç dhe mbaj mend që xhaxhai im më mori në një ndeshje. Ai ishte një nga arsyet pse u bëra tifoz i Chelsea sepse ai ishte ndoshta fansi më i madh i klubit në botë. Kisha të veshur një shall dhe një kapele të Chelsea. E harrova se kush po luante sepse isha shumë i vogël, por ishte një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, kur isha në atë moshë. Ishte vërtet shumë qejf", tha Broja.

21-vjeçari më pas foli edhe për emocionet e para kur shkoi në stadiumin "Stamford Bridge".

"E mbaj mend që shkova atje dhe isha shumë i ri. Nuk e dija se çfarë ndjenje ishte të shkoja në stadium. Kur isha jashtë në rrugë dhe pashë 5-6 mijë njerëz që ecnin së bashku ishte vërtet masive. Unë humba sepse isha i vogël dhe poshtë gjithë të tjerëve, kështu nuk mund të shikoja asgjë sipër të tjerëve teksa ecja. Është vërtet emocionuese kur shikon lojtarët që zbresin nga autobusi, të ecnin te tuneli, gjëra të tilla. Është e mrekullueshme kur hyn brenda në stadium", tha sulmuesi.

Broja thotë se ka qenë dy vjeç kur për herë të parë i veshën fanellën e ekipit dhe prej asaj kohe është një tifoz i skuadrës ku luan.

"Kur isha i vogël, xhaxhai im ishte i pari që më veshi me një bluzë të Chelsea kur isha vetëm dy vjeç. Mamaja ime i tha atij të ndalonte, por ai insistonte që unë të bëhesha një tifoz i ekipit. Kështu që unë u rrita si një tifoz i Chelsea dhe çdo gjë filloi nga aty", tha sulmuesi i Kombëtares.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin