‘Isha pak i mërzitur kur mësova formacionin’, Armando Broja zbulon raportet me Silvinjon dhe Rejën: Më bënte me nerva

‘Isha pak i mërzitur kur mësova formacionin’, Armando Broja zbulon raportet me Silvinjon dhe Rejën: Më bënte me nerva

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i ftuar në emisionin “Kampionët”, zbuloi lojtarët më të cilët kuptohet më mirë në fushë.

Broja foli gjithashtu edhe për dy rastet që kishte për shënim ndaj Spanjës. Për rastin e parë, sulmuesi deklaroi se u çudit si e priti portieri i Spanjës, të cilin e quajti si kangur.

“Në fushë më mirë kuptohem me Mario Mitaj, jemi shumë mirë. Nuk flasim me gojë, por me sy. Me Gjimshitin po ashtu. Me Muçin, me Asllanin gjithashtu.

Te rasti i parë ndaj Spanjës, nuk e dija ku ndodhej portieri. Në Angli të tregon shoku i skuadrës, nëse kam kohë për ta kontrolluar, por aty nuk dëgjova asgjë dhe gjuajta direkt. Kur më pasoi Asllani, mendova se kishte dalë portieri, por kur gjuajtja dhe e pashë që ishte aty, s’kisha çfarë të bëja.

Te rasti i dytë nuk kisha shumë kohë, ishte instinkt, vetëm për t’i rënë topit. Raya e njoh nga Arsenali dhe u çudita si e priti atë rastin e parë. E kapi si kangur”, u shpreh Broja.

Broja ka thënë se është mërzitur pak kur ka mësuar formacionet për ndeshjet përballë Kroacisë dhe Spanjës. Broja vlerëson dy sulmuesit Dakun dhe Manajn e për këtë të fundit thotë se ka qenë më në formë se ai.

Armando Broja: Sezonin që kam kaluar tani ishte shumë i vështirë dhe kur më thërriti trajneri nuk dija nëse do të isha sulmuesi kryesor apo se çfarë do të ndodhte. Me thënë të drejtën, edhe dy sulmuesit e tjerë, Manaj dhe Daku kanë luajtur më shumë se unë dhe sidomos Manaj ka bërë shumë gola në Turqi dhe ka qenë më në formë se unë. Trajneri u desh të merrte një arsye për të luajtur dhe unë e respektoj atë që thotë trajneri. Dhashë maksimumin kur më thirri ai dhe më futi në lojë.

Golin e kemi bërë shumë shpejt dhe jemi çuditur të gjithë kundër Italisë se goli kishte për të ardhur shumë shpejt. Nuk e kemi bërë atë që duhej të bënim tamam dhe kishim vështirë të komunikonim me lojtarët, stadiumi ishte plot me shqiptarë dhe ishim pak, mbrojtja ishte mbrapa, sulmuesit para dhe ndoshta emocionet për ndeshjen e parë kanë qenë. Po të ktheja atë ndeshje pas, do kishte qenë ndryshe. Por tani ka kaluar.

Marina Vjollca: Ndërkohë, në ndeshjen e dytë sigurisht që ti prisje të luaje, çfarë mendove kur mësove formacionin?

Armando Broja: Si çdo lojtar ke për të qenë pak i mërzitur dhe unë isha pak i mërzitur. Unë respektoj gjithmonë vendimet e trajnerit dhe duhet me e përdor atë kur je i mërzitur që me të bërë me nerva në një mënyrë të mirë që me luajt me mirë dhe me i tregu trajnerit që dua të hyj dhe unë në fushë. E di, nuk më futi me Kroacinë, kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë me Kroacinë si ekip. Kur e pashë ndeshjen mbrapa si mbaroi, kemi pasur shumë mundësi të fitojmë ndeshjen dhe kemi pasur shanse për të bërë gola më shumë se kemi bërë, por doli një rezultat i mirë sepse edhe Kroacia nuk janë një grup i lehtë. Kur doli rezultati 2 me 2 ishte bukur, por prapë donim më shumë se nëse do të kishim 3 pikë, ndeshja me Spanjën kishte qenë më ndryshe.

Në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, Armando Broja hyri në fushë në minutën e 58-të, duke zëvendësuar Rei Manajn.

Broja zbulon raportet me Silvinjon dhe Rejën: Më bënte me nerva

Broja tregoi raportet e tij, me trajnerin aktual, Silvinjo, por edhe me ish-trajnerin Edoardo Reja.

Në lidhje me Silvinjon, Broja deklaroi se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjatë kohës kur ishte i dëmtuar, kanë qenë gjithmonë në kontakt.

“Me trajnerin Silvinjo gjithmonë kemi qenë mirë. Edhe kur isha iu dëmtuar, erdhi në Angli dhe më foli bashkë me Zabaletën. Kemi pasur komunikim të mirë dhe kemi folu gjithë kohën. Trajneri ka bërë një punë shumë të mirë dhe e ka dërguar Shqipërinë në Europian. Ka bërë të gjithë grupin bashkë. Të gjithë çunat kemi qenë të bashkuar. Kur u futa te grupi, sepse unë shkova në nëntor, u dëmtova prapë. Lojtarët tamam i takova në mars. Ambienti ishte shumë i mirë. Lojtarët shumë të mirë, trajneri po ashtu. Ka bërë një gjë shumë të mirë.”

Broja i dha merita edhe trajnerit Reja, për të cilin deklaroi se i ka dhënë debutimin dhe e afroi në ekipin e parë të Shqipërisë. Gjithashtu ai theksoi, se Reja e ndihmonte edhe kur nuk e aktivizonte, pasi e bënte me nerva dhe donte të tregonte cilësitë.

“Raporti me Rejën? Unë si lojtar kamë pasur shumë trajnerë. Me Rejën, nuk mund të them ndonjë gjë të keqe, sepse më dha debutimin dhe më afroi në Kombëtare. Më ka aktivizuar në disa ndeshje. Kur nuk më fuste të luaja, më bënte më shumë me nerva, jo me të, por me veten, sepse doja të tregoja cilësitë e mia. Konflikt nuk ka pasur.  Ndaj Anglisë, kisha një problem me këmbën. Takova ekipin në Angli, bëra stërvitje dhe isha mirë, në fund Reja më la jashtë”, deklaroi Broja./Klan

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 30/06/2024 22:26

    Ti per mua je thjesht nje lojtar pordhac i falimentuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?