Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka nisur vitin 2019 me sulme përkundrejt kryeministrit Edi Rama

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Vasili e ka konsideruar kreun e ekzekutivit dhe qeverinë e tij të pashkolluar.

"Ishalla lexon më shumë libra këtë vit kryeministri që të mos patakset e t'i duken gjeni ata që lexojnë nga një të vetëm dhe qeveria s'shkon asnjë cm më lart se niveli i fillores!!!"-shkruan në nota ironie Vasili. 

Postimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në rrjetin social "Facebook"