Ish-ambasadori që u emërua nga Meta në Uashington: Nuk e njoh si Presidentin e vendit tim! Bashkë me Berishën bëjnë vetëm trazira

Ish-ambasadori që u emërua nga Meta në Uashington: Nuk e njoh si Presidentin e vendit tim! Bashkë me Berishën bëjnë vetëm trazira

Presidenti Ilir Meta dhe ish-ambasadori Fatos Tarifa

Edhe pse është propozuar si ambasador në Uashington nga Ilir Meta kur ishte Kryeministër, diplomati Fatos Tarifa është treguar shumë i ashpër me Presidentin aktual të vendit. Ai ka thënë se nuk e njeh Metën si president.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, ka qenë në Spotlight në Vizion Plus dhe ka thënë se presidenti Meta edhe ish-kryeministri Berisha janë të humbur. Ai u shpreh se këta dy figura politike dinë të bëjnë vetëm trazira.

 “Mund të jetë çdo gjë, por jo fjala e një presidenti. Nuk ka asgjë presidenciale aty. Ai nuk është president. Madje unë e kam të vështirë që të flas për të, sepse disa muaj më parë, unë publikisht kam shpallur me një letër që i kam dërguar atij, që ‘unë nuk të njoh më, si presidentin e vendit tim’. Ka qenë një vendim jo i lehtë për tu marrë sepse Ilir Meta ka qenë kryeministri i qeverisë socialiste që më ka emëruar në Uashington ambasador. Meta dhe Berisha të dy janë të humbur. Dhe nuk e di, se si një president i rrëzuar nga Kushtetuesja, pa një autoritet moral, për të mos thënë pa një autoritet politik dhe Berisha është një person i padëshiruar nga aleati im kryesor. Çfarë mund të bëjnë këta të dy? Asgjë, veç trazirave, të cilat nuk i çojnë askund”, tha Tarifa.

 Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa,  në një letër publike në maj të këtij viti kërkoi dorëheqjen e presidentit, pasi i ka cilësuar ai alarmante deklarata e bëra nga kreu i shteti në mbrojtje të Sali Berishës i cili i shpall "non grata" nga SHBA.

Tarifa thotë se republika jonë s'mund të përfaqësohet nga një president si ai. Luftën e Metës ndaj SHBA Tarifa e quan një marrëzi. Si një shtetas shqiptar, që ka jetuar, studiuar dhe punuar për shumë vite me radhë në Shtetet e Bashkuara, Tarifa thotë se ndihet thellësisht i indinjuar që presidenti i kundërvihet Amerikës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/11/2021 01:47

    Z.Tarifa po tregon integritet.Edhe pse ishte Meta,ai qe e propozoi per ambasador,zoteria nuk eshte nje puthadores,sic u sollen disa nga gjykatesit qe u emeruan,ose u propozuan nga Meta e Berisha dhe qe me veprimet e tyre u dogjen nga Vetingu.

    Përgjigju
  • Paul: 27/11/2021 20:05

    NJERIU I MIRE DUKET QYSH NE FYTYRE...fatos tarifa je i nderuar dhe I respektuar....saliu dhe meta jane llumi I ketij kombi...

    Përgjigju
  • Gjergj: 27/11/2021 16:20

    Qè Ilir Meta èshtè presidenti i Edi Ramès dhe jo i shqiptarève, nuk èshtè e nevojshme "tè na e sqarojè" hajduti Fatos Tarifa. Meta, Tarifa, jo faleminderit.

    Përgjigju
  • Llumi Vlores: 27/11/2021 13:44

    Keta bukshal beri me jet Iliri tani i dalin kundra.Baza jane ate qe u bashkuan ne 2004 Ilir.Ti me ca muter si K Ziaj nga Vlora i perzure.Perfundimi ishte ai qe pam ne 2021

    Përgjigju
  • Qobani: 27/11/2021 12:42

    Grat paskan shum deshir për lavdata kur po kaloj në shkallt e SOJIT po thon erdhea unë jam zoti ytë,qka dot bajm,pom mërdhen gazi,kur isha i ri ikshin nuset prej meje,tani npleqni po iku unë prej tyne,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më e qetë e horoskopit. Nuk i lë gjërat e vogla që ta shqetësojnë

Kjo është shenja më e qetë e horoskopit. Nuk i lë gjërat e vogla që ta shqetësojnë