Ish-ambasadori Ylljet Aliçkaj: Ndërkombëtarët marrin rëndësi artificale në vendet në zhvillim

Sot në emisionin Rreze Dielli ishte i ftuar shkrimtari dhe skenaristi Ylljet Aliçkaj, i cili në një rrëfim personal tregoi për fëmijërinë e tj, punën si shkrimtar, eskperiencës si skenarist por edhe mundësinë për të qenë ambasador në Francë.

Ai ka shërbyer si ambasador në Francë për 6 vite dhe për këtë detyrë shprehet mjaft i lumtur.

‘’ Ishte nderim i madh që të propozonin të bëheshe ambasador në një vend si Franca. Natyrisht që kur merr atë post, natyrisht që do të bësh aq sa ke mundësi, ka shumë priviligje dhe mundësira por ka dhe goxha përgjegjësira. Duhet të bindësh politikën franceze përshembull që ajo të japi votën për hapjen e negociatave. Ato janë sfida historike le të themi por krahas kësaj ke dhe përditshmërinë e medias franceze që do merreshe me ta.

I pyetur për librin e tij ‘’ Rrëfenja ndërkombëtare’’ ku autori ka treguar rreth eksperincës së tij si ambasador njëkohësisht është përpjekur edhe të çmitizojë rëndësinë artificiale që marrin ndërkombetarët në një vend tjetër.

‘’ Në rutinën e tyre të përditshme në vendet e tyre janë  njerëz  të zakonshëm dhe në momentet që vijnë në vende që janë vend trancizioni ose vend etë vogla si Shqipëria  ndjehen shumë më të rëndësishëm dhe dominonant për të arritur deri në nivele diskriminimi. Kjo ndjesi më ka bërë që të bëja anën e kundërt’’ shprehet ai.

‘’ Ka pasur dhe ndërrmarje institucionale për ta penguar librin nga një pjesë kanë vajtur deri tek presidenti Republikës për ta ndaluar librin, dhe shqetësime personale’’ shprehet ai.

Ndërsa thotë se ka pasur mjaft reagime negative.

Po ashtu ai tregoi edhe për eksperiencën si skenarisht, ku libri I tij Parrulla me Gurë, është kthyer edhe në një film që pati suksesin e tij.

‘’ Ai film fitoi disa cmime, fitoi cmimin e parë në Franc, aty ku vajtëm me Xhuvanin, ishim në qendër të vëmendjes, ato ditë. Ishtë kënaqësi e madhe , pati intervistë nga e gjithë bota.

Ndërsa shprehet se ka qenë një ndihmë e madhe zgjedhja si ambassador për botimin e tij jashtë Shqipërisë.

‘’ Unë nuk e mohoj që edhe duke qenë ambassador në Francë kam menduar për librat e mi’’ shprehet ai, por ndërkohë ka qenë një ndihmë e ndërsjelltë për të pasur më shumë akses në rrethin francez në ndihmë të shqipërisë thotë ndër të tjera z. Ylljet Alickaj.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim