Ish-deputetët Çuko dhe Ndoka kërkojnë gjykim veçmas nga Avdylajt, Gjykata rrëzon kërkesën

Ish-deputetët Çuko dhe Ndoka kërkojnë gjykim veçmas nga Avdylajt, Gjykata rrëzon kërkesën

Dy ish-deputetet e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko perpara Gjykates

Dy ish-deputëtët e PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, janë mes të arrestuave të megaoperacionit "Vol-Vo4". Çuko dhe Ndoka kanë dalë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, krahas 34 të arrestuarve të grupit 'Avdylaj'.

Teksa zhvillohej seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, dy ish-deputetët i kanë kërkuar Gjykatës veçimin e dosjes në ngarkim të tyre, me argumentin se nuk kanë lidhje me akuzat ndaj Avdylajve. Dy ish-deputetët theksojnë se ata nuk kanë lidhje me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. 

Por kjo kërkesë e tyre është rrëzuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Dy ish-deputetët u arrestuan pas përgjimeve telefonike. Policia dhe Prokuroria po hetonin grupin kriminal 'Avdylaj' por në përgjimet telefonike të këtij grupi, rezultuan edhe dy ish-deputetët. Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve përgjohet teksa merrte ryshfet 3 mijë euro për transferimin e një vrasësi me pagesë, ndërsa Arben Ndoka ishte pjesë e mafies së tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr