Ish-deputeti i PD: Protesta e nesërme e Berishës, proruse e antishqiptare

Ish-deputeti i PD: Protesta e nesërme e Berishës, proruse e antishqiptare

Sali Berisha gjatë protestës së 8 janarit për të marrë selinë e PD-së

Për ata që duan të shikojnë dhe ndjejnë nevojën të kuptojnë.

Për nesër Berisha ka bërë thirrjen e madhe.Neser ka protestën e jetës së vet dhe kërkon çdo laraman që t’i dalë në shesh. Nuk ka pretendime, nuk shfaq dasi, armiqësitë i ka vënë në pauzë dhe nesër i do të gjithë, në rresht pas tij, kundër regjimit të urryer.

Berisha njihet prej dekadash si politikani që të vërtetat e veta di t’i fshehë thellë, di t’i kamuflojë, di t’i mohojë, di t’i shtrembërojë, di t’i modifikojë.

Nesër ka shumë demokratë që do të duan të marrin pjesë në protestë. Zaten, ata regjimin e urrejnë përnjëmend dhe duan me shpirt që ai të përmbyset një orë e më parë. Ata dinë nga Berisha atë që kanë dëgjuar prej tij, por nuk dinë atë që ai ua fsheh, ua kamuflon, ua mohon, ua shtrembëron ose ua modifikon.Nesër, kur demokratët të përmballen me nevojën për të marrë pjesë në protestë është mirë që të jenë të qartë për disa pyetje (dilema), se ato mund tua hapin sytë dhe mund tua kthjellojnë mendjen.

Pyetja e parë dhe e rëndësishme është: Demokratët do protestojnë kundër regjimit apo kundër SHBA?

Une besoj se është perceptim i përgjithshëm i demokratëve, se Berisha e do protestën që t’i tregojë “vendin” Amerikës. Po ashtu, duket perceptim i përgjithshëm edhe fakti se demokratëve nuk u bëhet vonë që Berisha i ka shpallur luftë Amerikës. Shumë prej tyre e thonë hapur që mezi presin që Amerika ta “hajë me gjithë pupla” Berishën. Atyre u mjafton objektivi i shpallur për të marrë pjesë në protestë, nuk u bëhet vonë për objektivin e fshehtë.

Ky do ishte motivacion i justifikueshëm edhe për mua, nëse nuk do më linte të qetë një fakt, të cilin altoparlantët e opinionit publik refuzojnë ta vënë në dukje.

Kur Berisha u shpall non grata nga SHBA, Departamenti i Shtetit dërgoi në Shqipëri emisarin e vet Filip Riker (Philip Reeker), i cili takoi Bashën, Tabakun dhe Bardhin dhe u shpjegoi motivet ku bazohej shpallja non grata e Berishës. Basha deklaroi pas atij takimi, se ai ishte vënë në dijeni per motivet e ndeshkimit të rëndë të Berishës, se ai kishte vënë në dijeni Berishën për këtë bisedë, dhe se ai nuk do ta bëntë kurrë publike përmbajtjen e bisedës.
Të njejtin refren mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë.

Publiku nuk do ta merrte kurrë vesh nga goja e tij të vërtetën e asaj bisede. Të dy ia lanë Berishës “detyrën” që të sqaronte opinionin publik për informacionin konfidencial që vinte nga Departamenti i Shtetit. Berisha, nga ana e tij bëri atë që di të bëjë më mirë Ai: fshehu, kamufloi, mohoi, shtrembëroi dhe modifikoi të vërtetën.

Të gjitha ato që zbulon Berisha nga akuzat amerikane janë fakte të njohura publikisht. Berishës i dihet prej kohësh lidhja e drejtpërdrejtë me Gërdecin, keqpërdorimi i postit për pasurimin e paligjshëm të familjarëve, 21 janari, afera e CEZ-it, tredhja e drejtësisë me kërcënime dhe kapje, paprekshmëria nga shteti ligjor dhe pandëshkueshmëria, i njihet publikisht çdo episod, përpara se ato të bëheshin pjesë e dosjes amerikane. Berisha foli dhe kundërshtoi vetëm faktet e njohura publikisht, por nuk tha asgjë për të vërtetat që kishte sjellë emisari i DASH-it në takimin e 30 qershorit 2021 dhe që Basha dhe Bardhi u betuan se nuk do t’i tregonin kurrë.

Këto të verteta unë nuk i di, por sa kohë që personazhet nuk flasin jam i prirur të besoj se ato lidhen vetëm me “rubla çorbën” që po përdor me aq efikasitet Rama. Rama po akuzon Berishën për financimet ruse, jo Lul Bashën. Sa herë që ai flet per financimin rus të opozitës dhe keqpërdorimin e saj për destabilizimin e rendit politik dhe kushtetues të vendit, si dhe bllokimin, për këtë shkak, me vite të procesit integrimit në BE, aq herë duket sikur ai i bën gol Berishës, jo Lul Bashës, aq herë duket sikur Berisha i hap portën dhe fshihet prapa rrjetës.

Nëse të vërtetat e Filip Rikerit (DASH-it) nuk bëhen publike nga Basha, Tabaku e Bardhi dhe Berisha fshihet prapa rrjetës sa herë që Rama i bën gol me financimin rus, pjesmarrja e demokratëve në protestën antiamerikane të Berishës rrezikon të kthehet në dëm për objektivat e tyre, të cilat janë katërcipërisht të ndryshme nga ato të Berishës.

Nëse PD nuk pastrohet nga afera ruse dhe nuk krijon menjëherë distancë sanitare ndaj Berishës, atëherë protesta e demokratëve nuk do jete protestë kundër regjimit, sic e duan ata, bile nuk do jetë vetëm protestë antiamerikane, sic e kërkon Berisha.

Ajo do jetë protestë pro ruse, për pasojë antishqiptare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 11/11/2022 16:40

    Pas Berishes neser del vetem ai, qe eshte kunder shqiptareve dhe Shqipperise.Berisha eshte cerifikuar disa here se, eshte antishqiptar,me derivate dhene miloshit dhe "miqesisne" me kriminelet serbe dhe fazliqet e tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë