Ish-deputetja e LSI-së pendohet për Spiropalin: Bija ime s'më dole sikur të mësova në shkollë (Mesazhi)

Ish-deputetja e LSI-së pendohet për Spiropalin: Bija ime s'më dole sikur të mësova në shkollë (Mesazhi)

1562087200_spiroplaimalaj.jpg
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka reaguar sërish pas propozimit të Metës për zgjidhjen e krizës politike, por këtë herë duke iu përgjigjur Elisa Spiropalit, që sulmoi Presidentin. "Nje këshillë për ish-nxënësen time Elisa! ( Spiropali) Elisa,  si mësuesja jote , që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro!

“Kujdes , se fjala kocka nuk ka , por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje , të bënë të ndjesh dhimbje. Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë. Jeta është e gjate bija ime, por duhet jetuar me dinjitet , jo me gjuhen e rrugës dhe rrugaçerisë. Kjo ishte një këshille per ty pas kësaj maskarade zgjedhore ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjēsi" shkruan Nora Malaj.


Lajmi kryesor:

Deklarata e Metës/ Rama dhe Spiropali: Amanet mushkat! Rudina Hajdari: Ndihem e turpëruar


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë