Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë "arrest në shtëpi", të caktuar ndaj saj pasi është nën hetim nga SPAK për tenderë të dyshimtë.
Karçanaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e marrë nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm dhe kërkon heqjen e masës. Shorti cakton si gjyqtar të shqyrtimit të kërkesës gjyqtarin e Lartë, Genti Shala.
Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










