Ish-drejtori i minierës në Bulqizë flet për Report Tv: Shfrytëzimi i kromit në dorë të të fortëve! Duhet menaxhim më i drejtë nga shteti

Galeritë e kromit në Bulqizë po shfrytëzohen nga kompanitë private pa kriter dhe pa një plan për të ardhmen e kësaj miniere. Revervat mund të shterojnë brenda 75 viteve të ardhshme nëse nuk krijohet Shërbimi Gjeologjik për Bulqizën.

Shqetësimi ngrihet nga Martin Cukalla, ish-zv.ministri i Industrisë dhe ish-drejtori i minierës së Bulqizës në vitet 1975 deri në 1981 dhe i rikthyer në vitet 1985 deri në 1987.  

‘Shteti si përfaqësues i popullit nuk ka atë dorë që duhet të ketë për shfrytëzimin e minierave dhe ju është lënë orekseve të njerëzve të fortë, menaxhimi. Orekset e njerëzve të fortë  nuk janë gjithmonë të drejta, nuk janë gjithnjë në favor të së tërës. Kjo është një miniere që duhet të ketë unitetin e vet. Mund të ketë shumë që e shfrytëzojnë dhe e ndajnë në shumë sektorë, por duhet të jetë dhe ajo që i bashkon të gjithë këta sektorë, një menaxhim më i drejtë nga shteti që për fat të keq nuk mendoj se është.’- u shpreh Cukalla.

Sipas tij rezervat e kromit mund të shterojnë nëse shteti nuk krijon sa më parë shërbimin gjeologjik për Bulqizën.

‘Më e keqja është se nuk ka atë që i paraprin, nuk ka shërbimin gjeologjik, që shton rezervat, kështu që krijohen probleme, krijohen konflikte dhe ndjehet ndërhyrja që duhet t'i jepte shteti situatës në të cilën ndodhet Bulqiza. Deri tani janë shfrytëzuar diku te gjysma  rezervave të sasisë së mundshme, dmth unë i jap jo pak jetë Bulqizës, por edhe 70-75 vjet jetë minierës së kromit. Këtu kërkohet roli i shërbimit gjeologjik dhe duhet të jetë emergjencë krijimi i shërbimit Gjeologjik për Bulqizën. Sipas mendimit tim, tani më teknike nuk është thellësia drejtimi kryesor i rezervave që mbetet për të ardhmen, por zgjerimi, pra janë krahët e minierës.’- tha Cukalla.

Ndërsa për minatorët, Cukalla tha se punojnë në kushtet të vështira dhe në rrezik për jetën ndaj duhet të kenë pagë dhe më pas pension dinjitoz.

‘Natyra ka tekat e veta dhe është e vështirë që t'i dalësh përpara, është problem  për njerëzit që hyjnë në minierë. Për këta njerëz që luftojnë me nëntokën duhet të ketë respekt maksimal dhe duhet të jepet shpërblimi i duhur për sakrificat që ata bëjnë në këtë minierë.’-tha Cukalla.

Martin Cukalla, tashmë në pension foli për Report TV gjatë një vizite familjare në muzeun e qytetit të Bulqizës, ndërtuar kohët e fundit me përgjegjës Pëllumb Dervishin, i cili e njohu me fotot e dokumentet e rralla.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pezaku: 02/04/2023 17:58

    Samir Mane ka shtie ne dore si pronen e vet ate minier por edhe tunelin e llogarase e Palasen e gjithcka i don qefi

    Përgjigju
  • Iris: 02/04/2023 00:41

    Minierat duhet te kalojne ne pronesi te shtetit dhe ky pastaj t'jua jape me qira privateve duke mbajtur nje dore te hekurt mbi ta, qe te mos abuzojne me keto pasuri kombetare.Keto jane investime strategjike,jo investimet idiote per hotele dhe rezorte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë