Eduart Rroca, ish-futbollisti i Kukësit, ka patur një impakt të jashtëzakonshëm me skuadrën e re në kampionatin e parë të Turqisë.

Madje sot, përveç lojës fantastike që ka bërë deri me tani, ka reazliaur edhe një ‘dopietë’ në sfidën me Samsunspor. Ndeshja në fund është fituar me shifrat 0-3, ndërsa Rroca shënoi golin e hapjes dhe të dyfishimit.

Instambulspor pas 5 ndeshjesh është në vendin e parë me 12 pikë, duke hedhur kandidaturën si pretendentët kryesorë për t’u ngjitur sezonin e ardhshëm në Superligën turke.