Valon Et'hemi ka shënuar golin e pestë të këtij sezoni me Istanbulspor në Superligën e Turqisë. Për javën e 16-të në elitën turke, shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka nxjerrë nga repertori një gjuajtje magjike për ta ndalur sferën në fundin e rrjetës.
Në minutën e 29 të ndeshjes, sulmuesi anësor ka shfrytëzuar mirë pasimin e Sarikaya dhe me një të djathtë të bukur ka shtangur portierin Taskiran të Kasimpasa për të dërguar shifrat në 1-1. Më parë për miqtë kishte shënuar Petretta në minutën e 25, teksa në fushë për Istanbulspor është edhe Rroca që mban shiritin e kapitenit.