MacKenzie Bezos ka premtuar, se do japë të paktën gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi, vetëm disa muaj pas përfundimit të divorcit të saj nga njeriu më i pasur në botë.
MacKenzie Bezos është ish-gruaja e shefit të Amazon, Jeff Bezos. Fushata e bamirësisë u fillua nga Z. Buffett dhe Z. Gates, të cilët bënë thirrje për më të pasurit, që të japin për bamirësi një pjesë të pasurisë së tyre.
Sipas CNN, pasuria neto e Zonjës Bezos arrin vlerën 37 miliardë dollarë.
Kujtojmë, se ajo dhe Jeff Bezos janë divorcuar këtë vit.
Komento