Kjo është videoja e momentit kur punonjësit e policisë spanjolle kanë gjetur të fshehura në murin e një banese në Malaga, eshtrat që dyshohet se janë të shqiptares Sibora Gegani e cila u vra në 2014-ën.
Zbulimi i eshtrave të shqiptares, vjen pas dëshmisë që ka dhënë ish i dashuri i saj Marco Remeo i cili ka deklaruar se në 2014-ën e ka vrarë Geganin dhe e ka murosur atë në murin e banesës. Ai zbuloi më tej detaje më makabër, duke thënë se kishte përdorur me acid për të zhdukur trupin e shqiptares.
Eshtrat e gjetura në një qese plehrash brenda murit në banesë, do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar nëse i përkasin të ndjerës Sibora Tagani.
Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.
Nga ana tjetër, nëna e shqiptares në një intervistë të dhënë për median italiane 'La Republicca' është shprehur se shpreson se vajza e saj është gjallë dhe do të kthehet një ditë.
Popull pa zote shijete.
Përgjigju