Ish-i i Juventusit qëndron në pritje, De Laurentiis takon Mazzarin për stolin e Napolit

Ish-i i Juventusit qëndron në pritje, De Laurentiis takon Mazzarin për stolin e Napolit

De Laurentiis dhe Rudi Garcia

Humbja 0-1 me Empolin ka sjellë furtunë te Napoli në Serie A. Kampionët në fuqi të Italisë ende nuk e kanë zyrtarizuar shkarkimin e Rudi Garcia-s, me mediet përtej Adriatikut që njoftojnë se presidenti Aurelio De Laurentiis e ka marrë vendimin final.

Tanimë te Napoli janë duke kërkuar për trajnerin e ri dhe në "pole" është ish-lojtari i Juves, Igor Tudor. Kroati ka qenë ndihmësi i Pirlos te Juventusi në stol, teksa drejtoi edhe Udinesen duke bërë mirë.

Orët e fundit kreu i Napolit i ka ofruar një kontratë gjashtë muaj me të drejtë rinovimi dhe për sezonin e ri nëse bind, me Tudos që duket se ka pranuar. "Kleçka" lidhet me një emër jo të panjohur në Napoli, Ualter Mazzarri.

Trajneri 62-vjeçar është një tjetër dëshirë e De Laurentiis dhe ai mund të rikthehet në stolin e Napolit pas dhjetë vitesh, pasi e ka drejtuar ekipin nga tetori i 2009 deri në majin e 2013. Palët kanë pasur një takim së fundmi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja