Serie A e futbollit vijoi edhe këtë të diel më javën e 12-të, teksa programi i pesë dueleve nisi në orën 12:30. Në "Maradona", kampionët e Italisë në fuqi, Napoli u befasua nga Empoli, me skuadrën e Berishës, Ismajlit dhe Shpendit që fitoi 0-1. Pas disfatës Napoli ka shkarkuar trajnerin Rudi Garcia, teksa pritet zyrtarizimi. Në fushë këtë pasdite spikati derbi i kryeqytetit, me Lazion që barazoi 0-0 kundër Romës. Interi mundi 2-0 Frosinonen dhe rikthehet në krye të Serie A.
Në "Maradona Stadium", Napoli vendas humbi 0-1 kundër Empolit për javën e 12-të në Serie A. Në fushë kishte derbi shqiptarësh, Rrahmani ishte nga minuta e parë për vendasit, teksa Ismajli dhe Berisha në fushë për Empolin, e Shpendi në stol. Përballja ishte e fortë, me Berishën që ishte heroi i tri pikëve të Empolit. Me notën 8.8 ai u vlerësua si më i miri në fushë për të dyja skuadrat, ndërsa me pritjet që bëri veshi "pelerinën e heroit". Goli i fitores për Empolin u shënua nga Kovalenko në minutën 90+1. Pas disfatës Napoli ka shkarkuar trajnerin Rudi Garcia. Me 21 pikë Napoli mbetet në vendin e katërt, teksa me 10 pikë Empoli del nga zona e ftohtë dhe ngjitet në pozitën e 17-të.
Në "Dacia Arena" të Friulit, Udinese barazoi 1-1 me Atalantën për javën e 12-të në Serinë A të futbollit italian. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 44. Ualace goditi bukur nga jashtë zone, me Berat Gjimshitin që devijoi topin në portën e tij, duke bërë që të ndryshonte trajektoren e sferës dhe ta bënte të pamundur për Carnescin në portë. Goli i barazimit u shënua në fundin e ndeshjes, me Ederson që në minutën e 90+2 vendosi ekuilibrat për miqtë nga Bergamo. Atalanta me 20 pikë mban vendin e pestë, ndërsa Udinese me 11 pikë vendin e 16-të.
Lazio dhe Roma barazuan 0-0 në derbin e kryeqytetit italian, që luhej për herë të 181-të. Në "Olimpico" nuk munguan rastet dhe nervat, teksa skuadrat ndanë nga një pikë për raundin e 12-të në Serie A. Lazio zgjat ecurinë e mirë në tetë ndeshjet e fundit pa humbje kundër Romës në të gjitha garat. Ashtu siç ndodh shpesh në derbi si ky, ndeshja në fazën finale pa skuadrat më të prirura për të shmangur humbjen sesa për të nxitur fitoren. Pas kësaj jave, Roma me 18 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Lazio me 17 pikë vendin e dhjetë.
Interi fitoi 2-0 me Frosinonen në "Giuseppe Meazza" për raundin e 12-të në Serie A. Zikaltërit marrin një sukses që nuk e vendosën në dyshim, duke u ngjitur sërish në krye të renditjes dhe lënë Juventusin pas. Ishte Dimarco që shënoi një supergol në minutën e 43-të. Anësori zikaltër bëri që të gjithë të vendosnin duart në kokë, duke shënuar nga afro 45 metra dhe diagonal. Turati u shtang në portë, duke mos bërë asgjë për të evituar supergolin. Më pas në pjesën e dytë Calhanoglu në minutën e 48 nga penalltia dërgoi shifrat në 2-0. Në këtë duel mungonte Kristjan Asllani i dëmtuar. Mesfushori i Shqipërisë nuk figurone as në stolin e rezervave, teksa Simone Inzaghi kishte preferuar Mkhitaryan dhe Calhanoglu para mbrojtjes. Mësohet se mesfushori kuqezi ka lodhje muskulore në kofshën e djathtë dhe është lënë në tribunë. Inter me 31 pikë merr vendin e parë, duke lënë Juventusin me dy pikë pas. Frosinone qëndron në vendin e 12-të më 15 pikë.
Serie A, java 12-të, e dielë:
12:30 Napoli 0-1 Empoli
15:00 Fiorentina 2-1 Bologna
15:00 Udinese 1-1 Atalanta
18:00 Lazio 0-0 Roma
20:45 Inter 2-0 Frosinone
Renditja:
Interi fitoi 2-0 me Frosinonen në "Giuseppe Meazza" për raundin e 12-të në Serie A. Zikaltërit marrin një sukses që nuk e vendosën në dyshim, duke u ngjitur sërish në krye të renditjes dhe lënë Juventusin pas. Ishte Dimarco që shënoi një supergol në minutën e 43-të. Anësori zikaltër bëri që të gjithë të vendosnin duart në kokë, duke shënuar nga afro 45 metra dhe diagonal. Turati u shtang në portë, duke mos bërë asgjë për të evituar supergolin. Më pas në pjesën e dytë Calhanoglu në minutën e 48 nga penalltia dërgoi shifrat në 2-0. Në këtë duel mungonte Kristjan Asllani i dëmtuar. Mesfushori i Shqipërisë nuk figurone as në stolin e rezervave, teksa Simone Inzaghi kishte preferuar Mkhitaryan dhe Calhanoglu para mbrojtjes. Mësohet se mesfushori kuqezi ka lodhje muskulore në kofshën e djathtë dhe është lënë në tribunë. Inter me 31 pikë merr vendin e parë, duke lënë Juventusin me dy pikë pas. Frosinone qëndron në vendin e 12-të më 15 pikë.
Lazio dhe Roma barazuan 0-0 në derbin e kryeqytetit italian, që luhej për herë të 181-të. Në "Olimpico" nuk munguan rastet dhe nervat, teksa skuadrat ndanë nga një pikë për raundin e 12-të në Serie A. Lazio zgjat ecurinë e mirë në tetë ndeshjet e fundit pa humbje kundër Romës në të gjitha garat. Ashtu siç ndodh shpesh në derbi si ky, ndeshja në fazën finale pa skuadrat më të prirura për të shmangur humbjen sesa për të nxitur fitoren. Pas kësaj jave, Roma me 18 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Lazio me 17 pikë vendin e dhjetë.
Napoli, kampion në fuqi i Serie A në Itali humbi 0-1 kundër Empolit për javën e 12-të në kampionat. Kjo disfatë në shtëpi nuk është kapërdirë nga presidenti i vendasve. Aurelio De Laurentiis ka vendosur të shkarkojë trajnerin Rudi Garcia për mungesë rezultatesh.
Mediet në Itali tregojnë se pritet vetëm zyrtarizimi, me presidentin që ka grumbulluar ekipin. Bëhet me dije se Garcia nuk do e drejtojë stërvitjen e ardhshme të mërkurën, çka do të thotë shkarkim për ish-trajnerin e Romës dhe Al Nassr.
Në fund të ndeshjes De Laurentiis nuk e takoi as trajnerin francez, i cili në fakt u shkarkua, por thirri drejtuesit Meluso, Micheli dhe Sinicropi në Romë për një takim për të vendosur se kush do të jetë trajneri i ri i Napolit. Lista e emrave shkon nga Antonio Conte, Fabio Cannavaro, Igor Tudor e deri te rikthimi i pamundur i Ualter Mazzarrit.
E vetmja gjë e sigurt është se Rudi Garcia nuk do të jetë i pranishëm në rinisjen e stërvitjeve pasditen e së mërkurës në Castel Volturno.
Në "Dacia Arena" të Friulit, Udinese barazoi 1-1 me Atalantën për javën e 12-të në Serinë A të futbollit italian. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 44. Ualace goditi bukur nga jashtë zone, me Berat Gjimshitin që devijoi topin në portën e tij, duke bërë që të ndryshonte trajektoren e sferës dhe ta bënte të pamundur për Carnescin në portë. Goli i barazimit u shënua në fundin e ndeshjes, me Ederson që në minutën e 90+2 vendosi ekuilibrat për miqtë nga Bergamo. Atalanta me 20 pikë mban vendin e pestë, ndërsa Udinese me 11 pikë vendin e 16-të.
Në "Maradona Stadium", Napoli vendas humbi 0-1 kundër Empolit për javën e 12-të në Serie A. Në fushë kishte derbi shqiptarësh, Rrahmani ishte nga minuta e parë për vendasit, teksa Ismajli dhe Berisha në fushë për Empolin, e Shpendi në stol. Përballja ishte e fortë, me Berishën që ishte heroi i tri pikëve të Empolit. Me notën 8.8 ai u vlerësua si më i miri në fushë për të dyja skuadrat, ndërsa me pritjet që bëri veshi "pelerinën e heroit". Goli i fitores për Empolin u shënua nga Kovalenko në minutën 90+1. Me 21 pikë Napoli mbetet në vendin e katërt, teksa me 10 pikë Empoli del nga zona e ftohtë dhe ngjitet në pozitën e 17-të.
NJE VEREJTJE KAM ...TE GJITHA MEDIAT E HUAJA THANE QE GOLI ESHTE BERE MBI 50 METRA PER SAKTESI 56.4M
Përgjigju