Një 29-vjeçar në fshatin Vërdovë të Pogradecit është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12 vjeçare e cila rezulton se është vajza e njerkës së tij. E mitura siç njofton policia në prani të prindërve të saj dhe të psikologëve ka deklaruar se me 29 vjeçarin kanë qenë e lidhur pre dy vitesh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T”, njofton policia.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga burime pranë policisë Pogradec bëhet e ditur se 29 vjeçari bashkëjetonte me 12 vjeçaren. Kallëzimin sipas policisë e ka bërë nëna e 12 vjeçares por nga të njëjtat burime bëhet me dije se ajp ka bashkëjetuar me babanë e 29 vjeçarit të shoqëruar.
Burimet gjithashtu bëjnë me dije se ata bashkëjetonin të katërt në një shtëpi ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me 29 vjeçarin janë lidhur që kur ajo ka qenë 10 vjeçe. E mitura gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje. Ndërkohë policia e ka shoqëruar 29 vjeçarin në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme proceduriale.