Tiranë/ Ishin duke festuar në një lokal te Rruga e Kavajës, plagosen me armë zjarri 2 vëllezër dhe motra e tyre! Në kërkim i afërmi që i qëlloi

Tiranë/ Ishin duke festuar në një lokal te Rruga e Kavajës, plagosen me armë zjarri 2 vëllezër dhe motra e tyre! Në kërkim i afërmi që i qëlloi

TIRANË- Dy vëllezër dhe motra e tyre, të cilët ishin duke festuar bashkë me rrethin shoqëror e familjar, në një lokal te Rruga e Kavajës në kryeqytet, rreth orës 01:30 kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Sipas policisë, ata janë plagosur aksidentalisht nga shoku i tyre i cili ishte bashkë me to.

32-vjeçari E.E dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, të cilët janë dërguar në një spital privat. Policia thotë se D. P., dhe A. P., pas marrjes  së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

‘Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes  së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lab: 23/07/2024 10:35

    3 her aksidentalisht ca sben vaki dhe kapi 3 veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!