Ishin mbjellë nëpër fshatra, asgjësohen 1691 bimë kanabis në qarkun e Lezhës

Ishin mbjellë nëpër fshatra, asgjësohen 1691 bimë kanabis në qarkun e Lezhës

Bimët narkotike të asgjesuara në Lezhë

LEZHË- 1691 bimë kanabis janë asgjësuar nga policia në qarkun e Lezhës. Bimët narkotike ishin kultivuar nëpër fshatrat e Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit.

Konkretisht na fshatin Fregen të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 421 bimë  dyshuara narkotike cannabis sativa.

Po ashtu në fshatin Thirre të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 1055 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.

Edhe në fshatin Daul, njësia administrative Milot e rrethit Kurbin, janë gjetur edhe 215 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Kjo ishte faza e 28-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot