Lezhë- Një 36 vjeçar nga Shënkolli i Lezhës është vendosur në pranga pasi ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj gruas.
Ka qenë bashkëshortja ajo që ka bërë kallëzimin në polici për partnerin e saj Artan Nikolli.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj”, informoi sot policia.
Ndërkohë edhe 48 vjeçari Shkëlqim Gjoni nga është arrestuar pasi ka goditur me sende të forta babain e tij për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin Sh. Gj., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.