PUKE- Dy të rinj janë gjetur të pajetë në zonën e Buzhalës, të njësisë administrative Qelez. Report Tv mëson se viktimat janë Taulant Pjetri 20-vjeç dhe Kristaq Maka 24-vjeç. Ata janë gjetur pa jetë në greminë rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga familjarët  në fshatin Buzhalë.

Sipas policisë prej dy ditësh të rinjtë kishin dalë për të gjetur bagëtitë në mal, që u kishin humbur. Si pasojë e motit të keq, Makën dhe Pjetrin i ka marrë era, ndërsa kanë përfunduar në humnerë duke humbur jetën në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin.

Pas marrjes së informacionit policia është nisur për në zonën e lokalizuar nga familjarët për të nxjerrë trupat. Zona malore është e thellë dhe komunikimi mes policisë dhe familjarëve është i pamundur për shkak të mungesës së valëve të telefonit.

Kjo fundjavë risolli acarin dhe dëborën thuajse në të gjithë vendin. Era e fortë, veçanërisht gjatë natës, ka sjellë pasoja, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz. Katër kamionë janë përmbysur në rrugë, tjegullat janë shkëputur nga çatitë (lexo ketu).

Zona e Buzhalës në Pukë, ku ka ndodhur ngjarja

Lajmi në përditësim...