Tre të rinj kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm në Rinas, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente false.  

Sipas Policisë, ata u kapën pas kontrolleve në vijën e dytë, ndërsa destinacion kishin qytetin e Bologna.

Në pranga ranë  P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilëve iu gjetën 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetësore italiane, të falsifikuara.

Të rinjtë akuzohen për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.