Operacioni i kërkim-shpëtimit finalizohet me sukses/ Humbën prej ditës së djeshme, gjenden dy turistët e huaj në Theth

Operacioni i kërkim-shpëtimit finalizohet me sukses/ Humbën prej ditës së djeshme, gjenden dy turistët e huaj në Theth

Turistët e gjetur me efektivët e policisë

TROPOJË- Pas orëve të gjata kërkimi, është bërë e mundur gjetja e 2 turistëve  nga Suedia dhe Rusia të cilët kishin humbur që prej mbrëmjes së djeshme. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga Zenel Kuçana, prefekti i Kukësit. Turistët u panë ditën e djeshme në Valbonë dhe më pas kanë humbur në luginën e Ragamit.

Alarmi për humbjen e 2 turistëve pasi telefonat e tyre kanë qenë të fikur, duke humbur çdo mënyrë komunikimi. Dy turistët u gjetën në Theth, ku dhe kishin destinacionin. Për gjetjen e tyre kërkimet nisën gjatë natës, të cilat u ndërprenë më pas për shkak të errësirës, për të rinisur sërish.

Fatmirësisht ky operacion u finalizua me sukses me gjetjen e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Humbin në Valbonë, kush janë dy turistët e huaj që u gjetën sot (FOTO)

Report Tv ka siguruar fotot nga dy turistët e huaj, një nga Suedia dhe një nga Rusia, të cilët humbën në malet mes Valbonës dhe Thethit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Fatmirësisht ata u gjetën ditën e sotme dhe u shpëtuan nga një grup kërkim-shpëtimi. Turistët madje kanë bërë foto me ekipin të cilët i shpëtuan. Ishte qeni i policisë ka ndihmuar në lokalizimin e turistëve të huaj.

Ora 14:24
Humbën prej ditës së djeshme, gjenden dy turistët e huaj

1622808941_mal.jpg

Pas disa orëve kërkim në Valbonë, 2 turistët e huaj janë gjetur. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga Zenel Kuçana, prefekti i Kukësit.

Ora 14:15
Kjo është zona ku dyshohet se kanë humbur kontaktet turistët e huaj në Valbonë

Report Tv kanë siguruar pamjet nga zona ku dyshohet se kanë humbur kontaktet dy turistët e huaj. Zona quhet Ragami, dhe është shtegu që të çon në drejtim të Thethit.

Ora 11:41
Humbin dy turistë në Valbonë, anëtari i grupit të shpëtimit: Terreni shumë i vështirë, trashësia e borës arrin deri në 2 m dhe shtegu është i bllokuar

Dy turistë të huaj, njëri nga Suedia dhe një nga Rusia kanë humbur kontaktet që prej ditës së djeshme, teksa po eksploronin territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Në një intervistë për Report Tv, anëtar i ekipit të shpëtimit në Vlabonë, Keli Selimaj, thotë se vendi ku ato mund të kenë humbur është një terren i vështirë dhe se trashësia e borës arrin deri në 2 metra.

Keli Selimaj theksoi se ato si guida lokale nuk rekomandojnë kalimin e shtegut Vlabonë-Theth në këtë periudhë pasi shtegu është i bllokuar dhe me dëborë. Po ashtu Selimaj tha se zona ku ato dyshohet se kanë humbur kontaktet nuk mbulohet nga telefoni.

‘Ne e njohim zonën shumë mirë dhe na kanë kërkuar ndihmë që t’i orientojmë drejt vendit ku ato kanë humbur kontaktet. Shtegu është i kalimit Valbonë-Theth. Informacionin e kanë dhënë gjatë pasdites dje dhe kanë nisur kërkimet, por gjatë natës është e vështirë, trashësia e borës është 2 m në zonën ku ato mund të kenë humbur rrugën. Është zonë që nuk mbulohet me valë telefoni. Është zonë që nuk mbulohet. Atje është akoma ftohtë.

Ne shpresojmë që të jenë mirë dhe mos të kenë rrezik për jetën. Është një zonë që duhet Lugu i Valsit, ku mbaron Valbona dhe nis ngjitja. Ne nuk e sugjerojmë ta bëjnë në këtë kohë këtë kalim pasi trashësia e borës është shumë e madhe.  Duhet të ketë patjetër guidë lokale pasi nuk orientohesh dot nga hartat. Mundësh të ngatërrohesh. Kanë ngatërruar rrugë, nga Lugu i Valit mund të shkohet në Jezercë dhe jo në Theth. Dy persona thuhet se janë. Është bora e ngrirë dhe shtegu është i bllokuar. Shtegu që bëhet në zonën e verës është i bllokuar. Kemi disa raste brenda javës që hasin probleme. Momentalisht nuk sugjerohet kalimi i shtegut këtë periudhës.’- tha Selimaj.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!