Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike, arrestohen dy të rinj në Pogradec

Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike, arrestohen dy të rinj në Pogradec

Foto ilustruese

Policia e Pogradecit në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë së Korçës ndaloi këtë të premte dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.Mësohet se të arrestuarit janë  Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan në Maliq dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç banues në Porodinë, të Korçës të cilët akuzohen për veprat penale  prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Gjykata e shkallës së Parë në Korçë ka dhënë dënimin me 12 vjet burg për shtetasin Nexhip Ibrahimllari, dhe 8 vite burg për Emanuel Çyçllari në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30.10.2015 , ku në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Ndërkohë, mësohet se ndaj këtyre shtetasve është dhënë masa 'Arrest me burg' për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në lidhje me ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2018-të, në fashtin Velçan, të Korçës ku gjatë një operacioni u godit një grup kriminal,(Lexo këtu) të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Policia ndalon dy shtetas në kërkim, njëri prej të cilëve i dënuar me 12 vjet burg dhe tjetri i dënuar me 8 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, të kryera në bashkëpunim”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim: Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan, Maliq. Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar shtetasin Nexhip Ibrahimllari me 12 vjet burg dhe shtetasin Emanuel Çyçllari me 8 vjet burg për veprat penale të mësipërme, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30.10.2015 , ku në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu për të dy shtetasit, është vendosur edhe masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim" në lidhje me ngjarjen e datës 20.08.2018, të ndodhur në territorin e fshatit Velçan, ku gjatë një operacioni u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë