Policia e Tiranës ka sekuestruar dy automjete , një Audi A6 dhe AudiA5, me vlerë rreth 105 mijë euro në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”. Sipas policisë, të dy automjetet luksoze rezultojnë të vjedhura në Gjermani dhe Bullgari me qëllim për t’i shitur në vendin tonë.
Në kërkim janë shpallur dy personat që i posedonin. Po ashtu, një ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni, policia sekuestroi edhe dy mjete të tjera me vlerë 110 mijë euro.
"Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.
Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;
Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Komente









Duhet të arrestohen policët bandita që kanë lejuar hyrjen e tyre në Shqipëri
Përgjigju