Persona të paautorizuar kishin vendosur në plazhin publik të Sarandës çadra pa leje dhe i kërkonin pushuesve para për të qëndruar. Policia Bashkiake e Sarandës ka ushtruar një kontroll dhe ka arritur të sekuestrojë 160 çadra të vendosura pa leje në hapësirën publike të plazhit.
Në plazhin publik, Bashkia ka sjellë një risi për pushuesit që zgjedhin bregdetin e Sarandës për të kaluar pushimet, duke iu vënë atyre në dispozicion çadra dhe shezlongë falas.
Mirëpo, pas asnjë leje dhe në shkelje të ligjeve, persona të autorizuar kishin vendosur çadra dhe u merrnin para pushuesve, çka ka bërë që Policia të marrë masa pas vetë denoncimeve të qytetarëve.
Këto 160 çadra ku shkojnë? Apo mashtruesit të rradhës? Dhe ju kapni 160 çadra të njëjta cdo javë.
Përgjigju