Ish-këshilltari i Berishës 'pro' Teatrit të ri: Projekti i Ingels ambicioz, hapësira duhet rivitalizuar

Ish-këshilltari i Berishës 'pro' Teatrit të ri: Projekti i Ingels ambicioz, hapësira duhet rivitalizuar

Ish-këshilltari i Berishës, Flamur Kuçi gjatë dëgjesës së Veliajt

Optimist mbi projektin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar u shpreh edhe këshilltari i ish kryeministrit Sali Berisha, urbanisti Flamur Kuçi. Duke folur në dëgjesën e sotme, ai theksoi se arkitekti Bjarke Ingels që ka dhe ideuar projektin fillestar të teatrit të ri, gëzon gjithë besimin e komunitetit të arkitektëve dhe urbanistëve, jo vetëm shqiptar por edhe më gjerë.

“Ju përmendët angazhimin e Biorke Engels, unë e kuptoj preferencën për një emër autoritar që patjetër është garanci për cilësinë. Besoj që gëzon respektin e komunitetit të arkitektëve, prapë duke e quajtur veten më shumë urbanist se arkitekt. Do doja të kishit më shumë besim edhe në gjenerimin e ideve nga komuniteti vendor i arkitektëve. Besoj që komuniteti vendor i arkitektëve ka jo vetëm sensibilitetin e duhur por mund të surprizojë me gjenerimin e ideve dhe të trajtimit të kësaj zone si zonë sensitive në Tiranë”, tha Flamur Kuçi.

Nga ana e tjetër ai theksoi se nuk duhet paragjykuar as skema e bashkëpunimit me privatin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

“Ju keni zgjedhur skemën e bashkëpunimin e sektorin privat, esencialisht kjo nuk duhet paragjykuar, patjetër do ketë interesa private për zhvillim, ky nuk është fundi i botës. Sfida do jetë sa do i harmonizoni këto interesa. Nga kjo pikëpamja sfida juaj do jetë besimi i publikut. Besimi ndërtohet nëse do arrini ta mbani procesin në dritën e diellit”, shtoi Kuçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU