Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative

TIRANË - Godina e ish-Kinostudios në Tiranë do të shndërrohet në një nga qendrat e industrisë kreative për të rinjtë shqiptarë, me focus në zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale e pagëzuar me emrin “Tirana Training Center”.

Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri, trajnimet profesionale dhe si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Brothers dhe të tjerë.

Kryeministri Edi Rama thekson se ky transformim për kinematografinë ishte e paimagjinueshme vite më parë në Shqipëri.

"Vërtet një moment i veçantë. Rikthehemi këtu në këtë hapësirë pas një pune të mundimshme, për të gjithë restaurimin e saj për të hapur një program inkurajues edhe frymëzues duke krijuar mundësira të reja për të gjithë të rinjtë dhe për të rejat e Shqipërisë kreative. Duke ardhur për këtu dhe pasur parasysh bisedat që kemi pasur në një periudhë të shkurtër me Filipin dhe pjesëtarët e grupi njerëzish me shumë energji dhe ëndrra po mendoja se edhe kjo ishte nga ato gjëra që ishin të paimagjinueshme kohë më parë. Shqipëria ka kaluar në një farë ndryshe nga vite më parë, ku shprehja më e natyrshme dhe përshkrimi jo fort i gabuar i realitetit, ishte ‘këtu nuk bëhet asgjë dot’ më shprehjen ‘çdo gjë është e mundur’.", thotë Rama.

Rama tregon bisedën që pati me disa profesionistë në SHBA të kësaj industrie, se si Shqipëria mund të kthehet në qendër të programeve kinematografike.

"Patëm një diskutim në zoom me protagonistë të kësaj hapësire nga SHBA, të rinj që përfaqësojnë në nivele të ndryshme industrinë kreative të SHBA. Është një motiv për tu mbushur edhe me shumë besim, edhe më shumë bindje, se këto gjëra që po ndodhin janë pjesë e një zinxhir që tanimë është futur në një ritëm tjetër të vetë zhvillimit. Besoj shumë tek ky program. Kemi bërë përpjekje në një kohë të gjatë. Jam dëshmitarë deri disa vite më parë, njerëzit na dëgjonin, na mirëkuptonin. Të huajt ishin të mbingarkuar me paragjykim, i krijuar për 1000 për shumë arsye, por një paragjykim shumë i fortë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe për dukjen e këtij vendi që nuk ftonte për asgjë të mirë. Sot jemi në kushtet, kur jemi për ti hapur udhën kësaj aventure të re. Për vetë historinë që ka ky mjedis, formën që ka, praktikisht është një hapësirë që në çdo vend të Europës të ishte, do konsiderohej shumë i bukur për ti dhënë jetë këtij programi. Jemi shumë të bindur se gjërat po vijnë si yjet që reshtohen në një konstelacion të caktuar." 

Më tej tregon edhe programin televiziv holandez që i bëri holandezët ta shikonin me një sy tjetër Shqipërinë dhe të hiqnin paragjykimet ndaj saj. 

"Jam optimist se të gjithë ata të tjerët do vijnë në Shqipëri për të parë mundësi, do mbeten me sytë prapa. Ju tregova miqve amerikanë historinë e prodhimit të shout televiziv holandez, që ishte një nga arsyet e ndryshimit të perceptimeve të holandezëve për Shqipërinë. Të gjitha përpjekjet tona dështonin se përballeshin me atë mur paragjykimi ndaj Shqipërisë. Kishim bërë tentativa për ti ardhur produksionit. Bie pandemia edhe ata na afrohen duke thënë për të mos ndërprerë shoun, kishin idenë që edicionin e asaj radhe ta bënin në Ballkan. Erdhën në Shqipëri për rikonjiksionin e vendeve. Nuk lëvizën më nga Shqipëria. Ju mjaftoi një qëndrim dy ditor në Shqipëri për të thënë ky është vendi. Pastaj ata u bënë ambasadorët tanë. Shou pati një sukses të jashtëzakonshëm. Audienca e jashtëzakonshme u kthye në një pjesë të turistëve holandezë. Ishte një nga faktorët."

Së fundmi pati dhe batuta me Ambasadën e SHBA-së, pasi sipas tij është hera e parë që po financon një projekt kulture, ndryshe nga projektet e tjera që janë projekte represive shtetërore.

'Është garë e ethshme për vende që tu krijojnë produksioneve kushte sa më të favorshme.ky është një fillim, do dojë kohën e vet. Por në fakt është një fillim që vjen pas një procesi shumë të gjatë që ka filluar përditë frytet e veta. Iu jam mirënjohës atyre që besuan në këtë ditë. Shpreh kënaqësinë që edhe ambasada amerikane më në fund shpreh interesim për kulturën. Është fitore për Amerikën. Zakonisht drejtohen në projekte represive të shtetit. E falënderoj Nancy, nuk ka pasur gjë më të bukur nga ambasada për një projekt kulturor. SHBA janë vendi i një kreativiteti dhe mbështetje fantazie me instrumenta që janë pararoja e transformimeve në industrinë kreative. Nuk i di fytyrat e reja që janë këtu sot, por janë në harmoni me projektin.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Tirana Training Center me profesionistë nga Hollywood, ministri Gonxhja: Duam të ngremë arsimin profesional në art dhe kinematografi! Do trajnohen 400 studentë

1738062190_gomnxhja.JPG

Ministri Blendi Gonxhja foli për Tirana Training Center në prezantimin e hapjes së kësaj qendre tek ish-Kinostudio, me mbështetjen e profesionistëve nga Hollywood.

Qendra do shërbejë si mundësi arsimi profeisonal në art dhe kinematografi tha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo do të hedhi bazat e një tërësie eventesh në Shqipëri që do zhvillojnë zonat dhe ekonominë.

'Jemi së bashku në mbështetje të një prej projekteve më ambicioze për të ardhmen  kinematografisë. Për ne SHBA kanë shumë arsye për tu admiruar. Edhe ajo botë ku përfshihen krijimtaria që prodhon bota e Hollyuod. Tirana Training Center do shndërrohet në katalizatorin e një revolucioni epokal për industrinë kreative në Shqipëri. Sot përpjekjet harmonizohem me nevojat e tregut. Hapja e një qendre trajnuese me stemat e HBO, Paramount, në hapësirën e ngritur prej bekimit të Stalinit, është skenar i denjë për një film, se si një boshllëk kthehet në oazin e krijimtarisë. Duam të ngremë degën e arsimit profesional në fushën e artit dhe kinematografisë.

Krijojmë një instrument që do lidh tregun me profesionistët, për projekt të përbashkëta rajonale. Kushdo që ka pasion mund të luajë një rol në krijimin e projekteve të qëndrueshme. E vendos Shqipërinë në qendrën e hartës mesdhetare të krijimtarisë. Do mund të trajnohen 400 studentë, nga fëmijët tek të rriturit. Me hapjen e qendrës hedhim baza për një tërësi eventesh, nga festivalet e filmit, deri tek fan tour. Industritë kreative gjenerojnë 5% të PBB në BE. 8 mln vende pune. Kemi bindjen se i kemi të gjitha shanset duke trokitur në dyert e Hollyuod. Do mbështesim këtë industri të së ardhmes, që duhet të orientohet drejt fitimit, inovacionit.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2025 04:17

    Po Akademia e Arteve per cfare eshte?! Cfare mesohet atje nese nuk mesohet per keto?! Jemi i vetmi vend ne Evrope qe e kishim Kinostudion,marka e firma simbol e kinomatografise tone dhe e shkateruam dhe tani i kane vene kete emer /Tirana training center/ qe te kujton nje super palester sporti,por asgje qe te kete te beje me filmin!

    Përgjigju
  • visar: 28/01/2025 13:28

    Ish kinostudjo është pushtuar nga oligarku i ndyrë Frangaj....

    Përgjigju
  • Tutu: 28/01/2025 12:34

    Me nje fjale o k/ minister : pirdh se shfryhesh.. se nuk nxejne brekushet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë