45 Minuta/ Ish-krahu i djathë i del kundër kryebashkiakut të Kamzës: Xhelal Mziu nuk duhet të rikandidojë

I ftuar në studion e "45 Minuta" në Report Tv me gazetarin Denis Minga, deputeti më ri demokrat i cili u betua sot në Kuvend, Korab Lita i cili më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, deklaroi se kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu nuk duhet të rikandidojë.

"Kamza ka qenë dhe do të mbetet bastion i PD. Topi ngelet tek PD se si do sillet me elektoratin. Nuk e kam me emrin PD është vetë kërkuesja e ligjit të pushtetit lokal në 2015 për kufizim të mandateve elektorale për të ndaluar kandidimin e atyre që kanë më shumë se tre mandate. PD nuk duhet të kandidojë asnjë njeri me tre mandate", tha Lita.

Ai shtoi se ligji elektoral duhet të ndryshojë dhe listat e kandidatëve duhet të jenë të hapura, për shkak se ashtu sikurse në Kamëz vihen njerëz thjesht sepse janë miq të kryetarit.

Korab Lita tha se nuk është përjashtuar nga PD edhe pse ka vendosur të marrë mandatin e deputetit. Ndërsa lidhur me zgjedhjet lokale ai deklaroi se PD nuk ka kohë dhe duhet të marrë nje vendim nëse do marrë pjesë apo jo.

Lita foli edhe për situatën në të cilën ndodhet sot PD, duke e krahasuar me kohën kur drejtohej nga Sali Berisha, duke e quajtur këtë të fundit gjeneral, ndërsa Lulzim Bashën gjeneral që nuk është provuar ende në luftë.

"Besoj që PD është në një situatë që është pak e mjegullt për shkak të uzurpimit të pushteteve nga qeveria. Edhe nëse hyn ëdhe nëse nuk hyn në zgjedhje për PD ka një afturë elektorale. Por zgjedhjet që tani janë të pargjykuara. Nisur edhe nga eksperiencat e para, qeveria i ka të gjitha premisat që t'i vjedhë votat. PD duhet t'i bëjë vetë llogaritë për vendimet që duhet të marrë. PD duheta ta ndajë nëse do marrë apo jo pjesë, nuk ka kohë. Nëse nuk do marrë pjesë duhet ta deklarojë.

Epoka e Berishës, i përket historisë së PD. Ai është lideri hostorik i PD dhe ka merita të vecanta. Berisha ka arritur që pas dy mandatesh humbje ta sillte në pushtet me votë të lirë dhe të ndershme. Basha shihet si një prurje e re në PD, si një person i formuar në Europë. Nuk mund të paralelzohen. PD e humbi shansin dhe zgjedhjet që pa hyrë ende në zgjedhje, me cadrën e famshëm. Qeveria i kishte blerë votat që pa hyrë akoma. Unë mendoj që deri në një fazë, besoj që PD kishte kuota shumë të mira dhe kur nuk pranoi marrëveshjen e ndërkombëtarëve e humbi rastin. Unë der i në ditën që kam doëzuar formularin kam qenë në protestë. Të gjithë njerëzit e mi janë në protestë. Ndoshta dhe unë do jem të shtunën në protestë. Asnjë nga PD nuk e ka kundërshtuar vendimin tim për marrjen e mandatit. Unë jam anëtar i Partisë Demokratike. Unë do vazhdoj të jap kontribut për PD sa të jem gjallë.

Berisha është një gjeneral ndërsa Basha është një gjeneral që nuk është provuar në luftë. Ne kemi pas fenomene të ndryshme. Partia ka shpall zgjedhjet dhe asnjë nga kandidaturat nuk kanë qenë në lista. Në Kamëz vijnë njerëz pa asnjë lloj identiteti thjesht sepse janë miq të kryetarit. Në këtë ligj e gjithë fushata në Shqipëri bëhet për 12 vende. Elektorati dhe anëtarët e partisë copëtohen nëpër fushatë për vendin që e merr vetëm njëri. Ligji duhet të jetë me lista të hapura. Njerëzit nuk e njohin deputetin e zonës së tij", u shpreh Lita.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 12/04/2019 09:37

    Xhelal menjezi qejfliu eshte krenaria e partise se Klevis krricit te Faros.....

    Përgjigju
  • O Tej: 11/04/2019 18:15

    Xhelali eshte kandidat per Kryeminister i Shqiprise nuk si djeg vedin per bashkiak

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 11/04/2019 18:41

      Xhelali rrote k.....i

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja