TIRANË- Debatet në komisione brenda vetë mazhorancës, ku ka pikasur më tepër deputeti Bashkim Fino, por së fundmi edhe Fatmir Xhafaj, për kryetaren e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj janë tregues që brenda PS-së nuk ka "ushtarë të bindur".
E ftuar në studion e Report Tv në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga, Felaj mohon të ketë "përçarje" brenda socialistëve, por vetëm debat të cilin e quan se nis nga vullneti i mirë për marrjen e vendimeve të drejta.
"Faktin që ne në grupimin tonë nuk jemi ushtarë. I kemi respektuar bindjen e gjithsecilit, profesionalizmit për të mos thënë që shpesh këto backgrounde kanë shërbyer edhe si pjesa që ka siguruar udhëheqjen ose drejtimin për marrjen e vendimeve të caktuara. Një gjë pozitive, debati na bën veçse mirë. Nëse ka debat po bëhet më e mira në tekstin e dispozitës ligjore që po diskutohet apo miratohet. Debat i nisur nga vullnet i mirë. Grupime e brenda PS nuk ka, kush do që ka dashur një grupim nuk është pjesë e PS-së. Këto i kemi të shprehura si pjesë e statutit të PS-së", tha Felaj në Report Tv.
Duke u ndalur tek miratimi i ligjit që shmang presidentit Ilir Meta për betimin e gjyqtarëve, Felaj tha se kjo është bërë që palët politike të mos ndikojnë në organet e drejtësisë dhe mbi të gjitha që të mos abuzohet me afatet e betimi, siç ka ndodhur deri më tani.
"Moment i cili kur u diskutua dhe u bë Reforma ka qenë kryefjalë. Ishin bllokuar situata të tëra në gjyqësor. Kandidaturat kanë qëndruar me vite të tjera në Kuvend. Kjo ka qenë nevoja për të bërë Reformën në Drejtësinë, evitimi i mekanizmave zhbllokues. Që palët të mos ndikojnë organet e reja të drejtësisë. Nuk po hiqet betimi si pjese e ceremoniali, por afatet që të bëhet betimi që të mos abuzohet me kohën. Më vjen mirë që mazhoranca nuk i ka dhënë fuqi prapavepruese këtij momenti.
Pa i hequr presidentit për të organizuar ceremonialin, por duke vendosur një kohë të mjaftueshme për ta organizuar", përfundoi Felaj.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hetime për korrupsion dhe pastrim parash për Gërdecin, do bëhet drejtësi?
-
PO
54%
-
JO
34.7%
-
NUK E DI
11.4%
Vota total: 1180
Lajme të tjera
-
Deputetët socialistë nuk mbajtën 1 minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë nga komunizmi, ish të përndjekurit politikë: Të kërkojnë falje (VIDEO)
23 Nëntor 2022, 11:46
-
Delegacion shqiptar në Washington për zgjedhjet e 8 nëntorit, priten nga zyrtarë të lartë
5 Nëntor 2022, 18:29
-
Shehaj në Kuvend: Më keni mbyllur biznesin për presion politik! Rama i përgjigjet: E kishe në një ndërtesë pa leje, u bllokua nga IKMT
20 Tetor 2022, 16:58
-
Felaj: Kandidatët për deputet detyrim certifikatë nga Autoriteti i Dosjeve! Ish-spiunët e Sigurimit s’do kenë më mbrojtje! Dudushi: Nismë jo e sinqertë
26 Shtator 2022, 18:38
-
Çelja e negociatave, Felaj në Report Tv: Do të detyrohemi të përshtasim legjislacionin tonë me atë europian
19 Korrik 2022, 20:18
-
'Ligjet' miratojnë projektligjin për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale! Luarasi: Nisma e radhës, ligj për kastrimin seksual
19 Korrik 2022, 17:39
-
Gati i projektligji për regjistrin kombëtar për të dënuarit për krime seksuale në e-Albania! Felaj: Policia do identifikojë autorët në vend
18 Korrik 2022, 12:03
-
Xhafaj në Kuvend: Hiqni dorë nga presioni, ka ardhur koha që të ndëshkohet ndikimi në drejtësi
14 Korrik 2022, 16:42
-
Diskutimi te ‘Ligjet’ për punën e Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafaj: Mënyra e sjelljes me të miturit në një çështje penale, duhet ndryshuar urgjentisht
1 Korrik 2022, 11:24
-
Paloka merr në mbrojtje Berishën pas replikave me Spiropalin, ofendon në Kuvend ministren: Budallaqe, legenë! Felaj i kërkon të lërë sallën
23 Maj 2022, 13:30
-
Ç’po ndodh me reformën në drejtësi? Fatmir Xhafaj skanon dinamikat e fundit: Nga akuzat, te sulmet dhe kritikat
10 Maj 2022, 13:00
-
Felaj në Report Tv: Presidenti të mos identifikohet me asnjë parti politike! Po punojmë me grupet parlamentare për të gjetur një emër konsensual
6 Prill 2022, 11:41