Ish-kreu i FRPD, Artion Bajramaj pati jo pak kritika për Partinë Demokratike gjatë fjalës së tij në Foltoren e Salianjit në Durrës. Një mesazh pati drejtpërdrejtë për kreun e PD, Sali Berisha të cilit i tha se me këto takime nuk po kërkojnë koka turku, por vetëm të hapin partinë e diskutojnë se çfarë mund të përmirësohet. Diskutime të tilla ndodhin në çdo familje tha ai, duke shtuar se ka pasur edhe gabime në të shkuarën.

"Dua të përshëndes Berishën. Të hapim diskutimet brenda PD, ca kemi bërë gabim në të shkuarën. S'duam koka turku, por çfarë të përmirësojmë. Diskutime të tilla ndodhin në çdo familje, çfarë mund të rregullohet, ka dhe gjëra që janë bërë në mënyrë të gabuar",- tha Artjon Bajramaj.

Bajramaj  theksoi se primaret ishin diçka pozitive, por sipas tij, dështuan.

“Duhet të ketë transparencë mes bazës dhe të probleme me reformën territoriale. Patëm probleme të tjera, siç ishin primaret që për mendimin tim ishte një sistem shumë i mirë sepse i elektrizoi njerëzit dhe i vuri në lëvizje. Rregullat e lojës vendosen përpara nuk mund ti vendosësh mbrapa.

Nuk mund të jetë që futemi të gjithë në garë, fiton dikush, dhe dikush tjetër vendos nga lart se nuk i pëlqen fituesi dhe e nxjerr nga i pari të dyti ose të tretin. Patëm probleme me listat e mbyllura, patëm probleme me organizmin e deputetëve me listat e mbyllura'', tha ai.


Lajmi kryesor:

Salianji trazon PD me Foltoren nga Durrësi: Partia duhet të hapet që të mundë Ramën! E paaftë të fitojë zgjedhjet, ndryshimi nis këtu