Ish-nënkryetar i Partisë Demokratike në Vlorë, Vilson Haxhiraj është shprehur se një nga fajtorët kryesor të situatës ku ndodhet vendit sot, është kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha.
Në mbledhjen e organizuar me drejtues të rinj dhe të vjetër të PD-LSI, Haxhiraj tha se Partia Demokratike në vetëvete ka gabime. Sipas tij, ardhja e Bashës në krye të PD-së e ka larguar atë nga mendimi ndryshe. Haxhiraj ka vënë theksin se deputetët e caktuar nga Basha në zgjedhjet e kaluara, janë zanafilla e ngjarjeve që po ndodhin sot, pasi sipas tij janë pikërisht ata deputetë që sot nuk po i binden dekretit të presidentit Meta.
"Partia demokratike në vetvete duhet të pranojë mendime. Kemi pasur radhazi dy kryetar partie që njëherazi kanë kaluar tek LSI. Kush e ka përgjegjësinë që këto janë larguar dhe votojnë edhe kundër presidentit. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Përgjegjësia është e Kryesisë dhe veçanërisht e Lulzim Bashës që nuk ka ditur të bëje zgjedhje. Partia duhet të jetë e hapur për të pranuar mendime", shprehet Haxhiraj.
Aleanca qytetarë, në përbërje të së cilës janë drejtues të rinj e të vjetër të PD-së dhe LSI-së u kanë bërë thirrje qytetarëve vlonjat që të braktisin mos bëhen bashkëpunëtor të procesit të 30 qershorit.
Ju mos votoni se sdo luli Ne do votojme se ka ardhur ora
Përgjigjuvotoni njerez se vota eshte fjala juaj e drejta juaj plerat Duan tju heqin te drejten e fjales dhe te besimit kush e ndjen veten shqiptar shkon ne votim per shqiperine jo per hajdutet e matufet e politikes