Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka humbur babain. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Me hidhërim të thellë ju lajmërojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Doktor Neki Dredha.
Ceremonia mortore do të bëhet sot, më datë 29 Maj, ora 16.00 në varrezat, Sharrë.
Nisja bëhet nga Alba 2000, ish-Ambasada Jugosllave, Rruga e Durrësit, Tiranë.
Nga familja!”, shkruan Dredha.
Neki Dredha ishte mjek në profesion, por ka mbajtur edhe vetë detyrën e kryetarit të bashkisë së qytetit. Në vitin 2013, ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës.” Dredha ishte edhe autor, ku një nga krijimet e tij më të njohura është "Labëria magjike."
Komente











Nuk e dija qe jetonte ne Tirane doktor pediater Neki Dredha. Per mua ,eshte kontributor i shquar ne Vlore per sherbimin e pediatrise.Ishte dhe socialist i respektuar I qofte dheu i lehte.
PërgjigjuU preftë në paqe.Të roni dhe ta kujtoni!
Përgjigju