Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka njoftuar vetë se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.
Lidhur me këtë, analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, është shprehur se kjo nuk është asgjë e re nga Perëndimi për Berishën.
Vangjeli u shpreh se për ish-kryeministrin kjo është një betejë e humbur dhe beteja e vetme që ai mund të bëj për të fituar, është që Saliu të mund Berishën.
“Mund të thuhet që sërish nuk ka asgjë të re nga Perëndimi për Berishën. Ai është një personazh i identifikuar si minues i demokracisë, si akuza më e rëndë që i bëhet. Sërish në anglisht, sërish nga bota anglo-saksone dhe sërish e njëjta gjë që shqiptarët minimalisht në shumicën e tyre e kanë thënë këtë prej vitesh, duke e menduar zotin Berisha si një minues të demokracisë.
Ky është një akt që kalon mbi shpatullat e një personazhi, nëqoftëse ‘non-grata’ amerikane drejtohej ndaj një deputeti, kësaj radhe kjo britanike drejtohet drejt një kryetari të një force politike, më të madhe të opozitës ku ngarkesa është po aq e madhe. Zoti Berisha duhet ta mendojë se në një luftë të cilën e ka të humbur me Perëndimin, ai ka vetëm një betejë të vetme për të bërë, që Saliu duhet të mund Berishën. Ai duhet të tërhiqet, ndoshta edhe për të mirën e tij vetjake,”- u shpreh Vangjeli.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
Mire Amerika po Anglia cpati me ty o Sali o hero kur gjithe Shqiperia ty te do?
Përgjigju