ish-kryeministri pakistanez Imran Khan dhe gruaja e tij dënohen me burg për martesë të jashtëligjshme

ish-kryeministri pakistanez Imran Khan dhe gruaja e tij dënohen me burg për martesë të jashtëligjshme

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij Bushra Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan së bashku me gruan e tij, Bushra Khan, janë dënuar nga drejtësia pakistaneze përkatësisht me nga 7 vite burg, nën akuzën se kishin lidhur martesë në mënyrë të paligjshme.

Shkak i kësaj shkelje ligjore është gruaja e ish-kryeministrit, pasi sipas gjykatës civile në Islamabad, Bushra ishte martuar me Imran Khan në një periudhë e cila ishte më pak se 3 muaj e largët nga divorci i saj.

Çifti u martua në vitin 2018.

Kjo është hera e tretë që Khan dënohet nga drejtësia pakistaneze me burg.

Ish-kryeministri 71-vjeçar, i cili shërbeu si bë atë rol nga viti 2018 deri më 2022, është dënuar me 24 vjet burgim në përgjithësi, si dhe i është ndaluar ta mbajë poste publike për 10 vjet.

Imran Khan dhe Bushra Khan, ishin dënuar po ashtu me 31 janar, për korrupsion, me nga 14 vite burg secili, një ditë pasi ai ishte dënuar me 10 vjet burgim për publikimin e sekreteve shtetërore në një rast tjetër, sipas partisë së tij, PTI.

Gjykata Antikorrupsion në Islamabad i shpalli ata fajtorë për shitjen e jashtëligjshme të dhuratave shtetërore në vlerë prej më shumë se 500.000 dollarë gjatë kohës sa ishte kryeministër nga viti 2018 derisa u rrëzua nga pushteti në prill 2022 përmes një vote të mosbesimit.

Pakistani, shtet me 241 milionë banorë, është mbërthyer nga një krizë e rëndë ekonomike dhe ka përjetuar rënie të shpejtë të standardit të jetesës.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali