Ish-marinsi, 'vrapon' këmbadoras në maratonën e Bostonit (VIDEO)

Maratona e Bostonit, një nga më antiket maratona në botë, e cila tërheq atletë dhe amatorë nga i gjithë globi, rezervoi këtë vit një të papritur të dhimbshme. Mikah Herndon nga Ohio, një ish-marins amerikan që shërbeu në Afganistan në vitin 2010, mori pjesë në maratonë për të nderuar tre shokë e tij të vrarë në luftime.

Herndon vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Ai vrapoi me vështirësi deri në kilometrin e 35, kur këmbët nuk iu binden më. Por ai donte me çdo kusht të arrinte qëllimin.

Ndërsa të tjerët vraponin e festonin, ai eci përgjatë 7 km të fundit me gjunjë e duar të gjakosura, deri në vijën e finishit, duke mos ndalur së përsërituri emrat e shokëve të tij me zë të lartë: “Ballard, Hamer, Juarez”. Herndon përfundoi garën në vetëm tre orë e 40 minuta. Sapo arriti në fund të maratonës, ai u vendos në karrocë dhe i’u ofrua ndihma mjekësore.

 

Përgatiti Ilir Çuçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi