Pas abdikimit të papritur të Muhammedit të V, familja mbretërore e Malajzisë ka zgjedhur ditën e sotme sundimtarin e saj të ri.
Monarku i sapozgjedhur, 59-vjecari Tengku Abdullah Shah është aktualisht kryetar i Federatës aziatike te Hockey dhe anëtar i bordit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA-s). Abdikimi i mbretit të mëparshëm, krijoi një tronditje në Azinë Juglindore, një vend me një shumicë muslimane.
Largimi i tij u njoftua nga pallati mbretëror më 6 janar, pas javësh spekulime të shkaktuara nga mungesa e mbretit në disa evete të rëndësishme në vend. Kjo mungesë u justifikua fillimisht me gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij por më pas disa media në vend publikuan thashethemet se ai ishte larguar pasi kishte vendosur të martohej me një ish-Miss.

Komente

