Edmond Haxhinasto 4 orë në SPAK! Ish-ministri i Transporteve dëshmon për dosjen 'Meta': U thirra për disa çështje të caktuara

TIRANË - Për gati 4 orë Edmond Haxhinasto - ish ministri i Transporteve dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ilir Metës është marrë sot në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme. Haxhinasto u pa të hynte në SPAK në orën 13:50 minuta ndërsa e la atë në orën 17:40.

Për gazetarët u tregua i rezervuar duke sqaruar vetëm se ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe kishte dhënë deponime për disa çështje të caktuara. . 

"Jam thirrur për disa çështje të caktuara. Kam dhënë deponimet e mija aty ku duhet" tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK

Burime për gazetaren Keti Banushi bëjnë me dije se Haxhinasto është thirrur për t’u marrë në pyejte lidhur me dosjen ‘Meta’. Dyshohet se është pyetur për veprime të tij gjatë kohës që ka qenë ministër i Transporteve.

Haxhinasto ka mbajtur pozicionin e Ish-ministrit të Transportit dhe pozicionin e ish-ministrit të Jashtëm gjatë kohës kur Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë ishte në bashkëqeverisje, fillimisht me Partinë Demokratike dhe më pas në mazhorancë me PS.

Ai ka qenë dhe është një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Ilir Metës si kur ai drejtonte LSI-në ashtu dhe tani që kjo parti ka ndryshuar emrin në Partia e Lirisë. Sot Haxhinasto mban postin e Kryetarit të Komisionit Drejtues Kombëtar (KDK) në Partinë e Lirisë.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024 kur dhe u arrestua dhe po hetohet për 3 akuza lidhur me dosjen e lobimit në SHBA dhe dosjen Cez Dia. SPAK po e heton për 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Ndërkohë Monika Kryemadhi, ish kryetarja e Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e Metës - në proces divorci - po hetohet po për këto akuza por nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Brisha: 12/11/2024 23:40

    Ky ishte ai qe pordhi ne samit e vendeve kandidate per BE, shkurt Edmond Pordha.

    Përgjigju
  • Fadili: 12/11/2024 23:11

    Ne rradhe te gjithe

    Përgjigju
  • mark: 12/11/2024 20:20

    MBAS QAFE E KE DHE TI O LEGENI I METES....

    Përgjigju
  • Tani: 12/11/2024 18:38

    Ky vodhi miliona euro ne Autostraden Tirane-Elbasan. Nuk arrij ta kuptoj si nuk eshte arrestuar akoma.

    Përgjigju
    • Tunxhi: 13/11/2024 06:46

      Epo nuk arrestohet sepse atë Shalën qe burgosi Salianjin e ka djalë teze, plus Nasip Naçon e ka krushk. Këta janë të gjjthë krushqi e miqesi o Tani e si gjen gjë. Ndersa ti rrj bëj komwnte e prit të të hedhin ndonjë sufllaqe Sugari me shokë

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time