Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas iftarit që kreu i qeverisë shtroi në shenjë respekti për besimtarët myslimanë.

Në një status në ‘Facebook’, ish-ministri i LSI Manjani shkruan se Rama po bën sikur i respekton myslimanët, teksa shton se kur ai ishte kryetar bashkie i shkelte me këmbë ritet fetare të tyre. Sipas tij, kryeministri shtron iftare elektorale dhe flet ër perëndimin, por me kokë nga Turqia dhe mendje nga Rusia.

Po kur bën sikur i respekton Myslimanët!!! Vite më parë, kur ishte Kryetar i Bashkisë, i shkelte me këmbë (literalisht) ritet fetare të tyre. Sot shtron iftare elektorale dhe flet për perëndimin, por me kokë nga Turqia dhe mendje nga Rusia.

Kjo foto tregon në të vërtetë se sa “i respektshëm” është. Vetëm për të ngrënë ulet me ta. Në të vërtetë, Qeveri e tepsisë është!

Ish-ministri Ylli Manjani


(Postimi i Ylli Manjanit)