Koncesioni i Sterilizimit/ Ish-ministrja e Financave Anila Denaj pyetet mbi 2 orë në SPAK: Sqarova informacionin për çfarë kam qenë në dijeni

Për gati 2 orë e 30 minuta deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj e cila për gati 3 vjet ka mbajtur dhe postin e ministres së Financave në kabinetin "Rama 2" u mor në pyetje nga SPAK lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Në seancën që nisi nga ora 10:30 dhe u mbyll rreth orës 13:00 Denaj mësohet se është marrë në pyetje si personi që kishte dijeni për koncesionin e sterilizimit.

"Isha për të sqaruar për informacionin që kam dijeni gjatë kohës që kam punuar në Ministrinë e Financave, në kohën e këtij koncesioni", tha Denaj për  mediat pas doli nga SPAK.

Dosja e koncesionit të sterilizimit është një nga dosjet e para të bujshme që në 2020 përfundoi në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vijon të hetohet.

Disa herë është thirrur për tu marrë në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja i cili ka firmosur dhe kontratën.

Anila Denaj ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Madje ka paraqitur dhe ankesë. Pikërisht për këtë kohë, burimet bëjnë me dije po pyetet nga ekspertët e Byrosë së Hetimit.

Postet e Anila Denajt

Anila Denaj u ul në postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018 në kabinetin e qeverisë "Rama 2" pasi zëvendësoi në këtë detyrë Arben Ahmetajn.

Ka mbajtur postin e ministres së Financave deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj e cila mori drejtimin e këtij dikasteri në kabinetin e qeversë "Rama 3"

Ndërkohë mëpërpara ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dhe më herët ka qenë anëtare e bordit të AKEP.

Anila Denaj ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Përfundon dëshminë e saj në SPAK, ish ministrja Denaj: U mora në pyetje si person në dijeni

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, njëherazi deputete e PS, ka dalë pas rreth 3 orësh nga SPAK, ku u pyet për dosjen e sterilizimit. Në daljen për mediat Denaj tha se u mor në pyetje si person në dijeni. Ajo ka thënë se ka dhënë informacion për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që ka punuar.

"Isha për të sqaruar për informacionin që kam dijeni gjatë kohës që kam punuar në Ministrinë e Financave, në kohën e këtij koncesioni", tha Denaj. 

Ora 12:13
Anila Denaj në SPAK, kur ishte drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore kundërshtoi çmimet e larta të sterilizimit

 

Report TV mëson se në kohën kur është firmosur kontrata e sterilizimit Anila Denaj ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në atë kohë, Denaj nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Madje ka paraqitur dhe ankesë. Pikërisht për këtë kohë, burimet bëjnë me dije po pyetet nga ekspertët e Byrosë së Hetimit, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 05/08/2023 09:08

    Po Manasterlleshen-Luleshtrydhen, kur do ta therresin? Nuk eshte ajo e para, qe ka lidhje me sterilizimin?!

    Përgjigju
  • Emri: 04/08/2023 23:04

    Ne spak vemjet se po terrorizojne qytetaret bizneset gjoba pafund dhe kto ndyresira bejne qef!!!

    Përgjigju
  • junida: 04/08/2023 16:26

    e gjithe qeveria ne spak,,,nuk paskan piken e turpit,,hajdute te ndyre,,,e hakan turpin me buke...

    Përgjigju
  • Gjergj: 04/08/2023 14:55

    Tigrat dhe luaneshat, veshur allafrènga e krekosur, kèrcejnè pogonishten tek dera e SPAK. Kèrcejnè kur hyjnè, dhe vrapojnè si mijtè e kanaleve, kur dalin. O burra tè ikim nga kètu. Gjènè e vjedhur tè shpètojmè. Janè hijena, janè ordinerè, janè hajdutè dhe keqbèrès. Asnjè iluzion. Shqipèria, pa SPAK funksional, èshtè njè vènd i dekompozuar komplet. Edi Rama, njè manekin i kotèsisè dhe shef i gjithè hajdutève tè bèrè ministra apo kryetarè bashkie. Ata qè thonè,,Edi Rama krijoi kushtet pèr reformèn nè drejtèsi, janè ca gabim. Reformèn, e votuan tè gjithè,,,NGA FRIKA. Asgjè, nuk erdhi nga tanèt por nga pèrtej oqeanit.!!!

    Përgjigju
  • Gqzheli me 40 hajdut: 04/08/2023 14:04

    Pale kur ti vi Gazhelit fleta e spak per bemat qe ka bere ne dogana do mbush breket.apo ce mbajn burgun keta frocot e rames ptuuu sekt gjakpires mos u ngopshi

    Përgjigju
    • emi marjan trans: 04/08/2023 15:13

      prit se do tju vij rradha dhe ju t foltores

  • Gazheli: 04/08/2023 13:21

    Edhe ahmetaj fillimisht keshtu u thirr. Pastaj ja mbathi

    Përgjigju
    • badigardi jozefines: 04/08/2023 14:30

      marjan ta rrasi arin eldi hoxha me ilia bilin

  • Shqiptari: 04/08/2023 12:56

    Ky SPAK e ky kushtrim më bën djal' e më bën trim, më jep forc' e më jep shpresë, që do kthehemi dhe njëherë, pranë vatrës, pranë punës, Se ç'u tera, se ç'u mpaka, Se ç'u çora, se ç'u mplaka, brohoras me bes' e shpresë Si Fan Noli ne megrim.

    Përgjigju
    • Fan Noli: 04/08/2023 17:41

      Edhe ju do ktheheni një ditë, ashtu si u ktheva unë, po s'më pa njeri.

  • Rama: 04/08/2023 12:38

    Do i fus te gjithe ne burg , mjafton mos tme prekin mu dhe ca kam brenda mureve, per te tjeret sma ndjen! Burg te mbare ju dhe tjeret ne vazhdim.. S'ishte kenaqsi hic per bashkepunimin , jeni hajdute gjakpires populli.

    Përgjigju
  • besiana: 04/08/2023 11:44

    Ishalla nuk del fare, se më duket kanë dhe bodrum aty te spaku dhe e çojnë direkt me furgon te burgu grave

    Përgjigju
    • Besi 1: 04/08/2023 12:39

      Fiks Besiana ashtu e meritojne dhe bodrumi egziston Te drejte ke ishalla te degjohet fjala jote..

  • xXx: 04/08/2023 11:43

    Sekti Rilindja ose thënë ndryshe"Ali Babai dhe 40 hajdutët"...

    Përgjigju
    • xXx: 04/08/2023 19:52

      @Gërdeci,o sufllaqja jam i majtë...

    • Gërdeci: 04/08/2023 17:43

      Gërdeci

    • xXx: 04/08/2023 13:24

      @Brick Head si e merr sufllaqen me qepë apo pa qepë?

    • Brick Head: 04/08/2023 12:29

      Po ti i sektit Gerdeci si ke goje me fol?

  • Murat: 04/08/2023 11:42

    Komplimenti Spakut per shpejtesi e cilesi e mbi te gjitha per pa vartesi nga politika. Pune te mbare.

    Përgjigju
  • ani: 04/08/2023 11:31

    Oooooooo kjo qe sdinte as me fol sdinte dhe bente si e forte edhe me specialistet! Kurse drejtoret e kesaj bonin si njisha ne MFE! Shifini pak ke ka ps drejtora, hajduta klasi! Hajde radhaaaaaaa

    Përgjigju
  • Alma: 04/08/2023 11:14

    I rrofshin leket e vjedhura, ne burg e pafshim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur