Ish-ministrja e integrimit, Klajda Gjosha përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit.

Ajo përmes një postimi me video, ka thënë se mbase ky nuk ishte viti që të gjithë kishim ëndërruar të kishim.

“Shumë prej nesh kanë humbur njerëz të shtrenjtë të familjes, shumë të tjerë po vuajnë pasojat”, shkruan Gjosha.

Pavarësisht vitit shumë të vështirë që kemi kaluar ish-ministrja e integrimit ka dhënë një mesazh inkurajues për të gjithë duke i uruar edhe vitin e ri.

“Ky vit i ri ndoshta s’do të jetë i njëjtë për shumë familje, por ajo që mund t’ju urojë për çdo shqiptarë, që të gjejnë forcat për të trokitur gotat në natën e ndërrimit të viteve. Shpresojmë që te jetë viti i mundësive, i bashkimit. Gëzuar të gjithëve.”, shtoi ajo në fund.