Shkarkimi i Metës, PD: Sulm antikushtetues ndaj presidencës, Gjykata Kushtetuese të ruajë paanësinë, LSI: Goditje e rëndë për demokracinë

Shkarkimi i Metës, PD: Sulm antikushtetues ndaj presidencës, Gjykata Kushtetuese të ruajë paanësinë, LSI: Goditje e rëndë për demokracinë

Selia e Partisë Demokratike

'Sulm antikushtetues nga parlamenti ilegjitim ndaj institucionit të presidencës' e ka konsideruar Partia Demokratike, votimin e Kuvendit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

PD e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit për presidentin dhe kërkon nga Gjykata Kushtetuese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Partia Demokratike thotë se ky akt i rëndë vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë. Ndërkohë që në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputetja e LSI-së e konsideron shkarkimin e presidentit si një goditje të rëndë për demokracinë.

'Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë.

Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.

Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.'- thuhet në njoftimin e PD.

Me 104 vota pro Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese.

Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Kryemadhi asnjë reagim për shkarkimin e Metës, reagon ish-deputetja e LSI: Goditje e rëndë për demokracinë

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka reaguar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta me 104 vota nga Kuvendi.

Ky reagim vjen pasi vetë bashkëshortja e Metës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zgjedhur që të heshtë në lidhje me këtë zhvillim të rëndësishëm në politikën shqiptare, por edhe në familjen e saj.

Gjosha e quan vendimin si një goditje të rëndë për demokracinë, ndërkohë që shton se beteja për shkuljen e një regjimi nga rrënjët, vazhdon.

'Përtej shëmtirës parlamentare të ditës së sotme, ajo c’ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi!

Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë! Pamvarësisht betejës ligjore e cila vazhdon, beteja më e madhe është ajo e shkuljes së një regjimi nga rrënjët!'- shkruan Gjosha.

Ora 18:44
Kuvendi shkarkoi Metën, reagon LSI: Parlamenti monist kërkon të heqë vëmendjen nga masakra 25 prillit

Pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga Kuvendi, ka ardhur edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ish-deputeti Endrit Braimllari në një njoftim në rrjetet sociale thotë se parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qëllim të heqë vëmendje nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Për këtë thotë Braimallari, është i gatshëm të përdori çdo dallkauk për t'u bërë noter i çmendurisë së Edi Ramës.

'Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetem nje qellim te heqi vemendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe per kete eshte i gatshem te perdori çdo dallkauk per tu bere noter i cmendurise se Edi Rames.

Banditet qe vodhen dhe shkaterruan zgjedhjet sot bejne moral. Ato kane vetem nje shqetesim sesi te shmangin vemendje nga tjetersimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill.'- tha Braimllari.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 10/06/2021 02:09

    Nuk e kuptoj cfare mund ti mbrosh ketij palo president. Atij si ka asnje faj askush megjithese pa asnje vlere, pervecse kusar ka uzurpuar te gjitha postet e larta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian