Ish-nënkryetari i FRPD: Basha ka në plan të krijojë partinë 'Republika e Re', pas shkarkimit! E vetmja rrugë shpëtimi për të, bashkëqeverisja me Ramën

Ish-nënkryetari i FRPD: Basha ka në plan të krijojë partinë 'Republika e Re', pas shkarkimit! E vetmja rrugë shpëtimi për të, bashkëqeverisja me Ramën

Lisandër Hoxha

'Lufta' mes kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe ish-liderit të kësaj force, Sali Berishës vijon të mbajë të përçarë demokratët, që tashmë duket se janë ndarë në dy kampe. Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Berishës, ka akuzuar sot Bashës se po i vë në tavolinë kryeministrit Edi Rama mandatin e dhënë nga demokratët.

Pas 'betejës' së nisur nga Berisha, Hoxha thotë se Basha do të shkarkohet nga posti i kreut të PD dhe se pas kësaj do të krijojë partinë "Republika e Re". Sipas ish-nënkryetarit të FRPD, e vetmja rrugë shpëtimi për Bashën, do të jetë bashkëqeverisja me Ramën.

"Pengu Basha paska në plan të krijojë partinë Republika e Re, pas shkarkimit! E vetmja rrugë shpëtimi për të mbetet bashkëqeverisja, përmes së cilës mendon se do ushqejë egon e oportunistëve me disa poste. Për herë të dytë i vendos Ramës në tavolinë mandatin e dhënë nga demokratet. Shpërdorimi i mundit të opozitarëve për 8 vite nuk do të ketë kurrë sukses. Fundi i Pengut Bashë do të jetë turpi!", shkruan ai.

Pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin, me shpresën për të bindur demokratët se SHBA dhe Lulzim Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar nga grupi i PD dhe shpallur ‘non grata’ nga DASH padrejtësisht. Megjithatë Basha ka bërë të qartë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit të PD që shqyrton vendimet e SHBA, referuar këtu përjashtimit të ish-kryeministrit, pas shpalljes ‘Non Grata’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rudi: 26/09/2021 11:27

    Lisander mos be si gore shkarkojeni.edi nuk ju ka ne refene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër