ISHP: 340 mijë persona
konsumojnë alkool

ISHP: 340 mijë persona<br />konsumojnë alkool
Alkooli përbën është edhe një substancë varësidhënëse më të përhapur. Studimet e fundit të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik në fushën e alkoologjisë tregojnë se afërsisht 340 mijë persona konsumojnë alkool, nga të cilët 58 % pijnë alkool tej masës së lejuar dhe rreth 20 % e tyre (rreth 2 % e popullsisë) janë të varur prej tij, ndërsa rreth 9 % e morbozitetit kronik është pasojë e abuzimit të zgjatur alkoolik.

Nga ana tjetër mbetet shqetësues fakti se rreth 4.8 % e femrave të moshave fertile kanë rezultuar konsumatore ‘të rregullta’ të alkoolit.

Sokol Morina, ekspert i MSH për problemet e adiksionit, tha për ATSH-në se “përballë një realiteti ku efektet negative shëndetësore të abuzimit alkoolik në vendin tonë,veç impakteve të tjera, përbëjnë tashmë një faktor serioz në disbalancimin e shëndetit publik, disponueshmëria e një sistemi zinxhir trajtues i çrregullimeve shëndetësorë alkoollidhura, është mëse domosdoshmëri”.

Morina sjell në vëmendje se aktualisht ekzistojnë vetëm hallka të shkëputura të shërbimeve të mirëfillta trajtuese të çrregullimeve shëndetësore alkool-lidhura.

Sipas të dhënave, në Shërbimin Universitar të Toksikologjisë Klinike të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", nga viti 1993 deri më 2011, janë paraqitur për ndihmë mbi 8000 pacientë me probleme alkoolike, ndërsa 950 pacientë janë hospatiluar.

Midis kontingjentit të hospitalizuar, 66 % i përkasin rasteve me intoksikacion alkoolik, 27 % rasteve me kriza të tërheqjes-abstinences.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK