ISHP: 58 të prekur nga gripi i 
derrit, 16 500 nga virusi i gripit

ISHP: 58 të prekur nga gripi i <br />derrit, 16 500 nga virusi i gripit
TIRANE- Në një deklaratë për mediat, ISHP bën të ditur se numri i rasteve të identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 është 58 në të gjithë vendin.

48 persona janë të infektuar me virusin  AH3, ose gripi amerikan, ndërkohë që nga 640 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 106 prej tyre është izoluar virus i gripit.

“Duke filluar nga muaji Tetor 2013 e deri më sot janë raportuar 151 raste me sindromë të rëndë respiratore, prej të cilëve, vetëm 16 (8 H1 dhe 8 H3N2) rezultojnë pozitivë për virusin e gripit. “Bazuar në të dhënat e sistemit të survejancës epidemiologjike ALERT (*Albanian Epidemiologic Report Tool*) dhe virologjike SENTINEL në lidhje me situatën gripale në vend, deklarojmë se në Shqipëri ekziston një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit, me prirje rritëse deri në këtë fund Shkurti”, deklaron ISHP.

Sipas të dhënave të survejancës të sistemit ALERT rezulton se numri i përgjithshëm i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, pavarësisht nga shkaku, është rreth 16500, ose rreth 5% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Të dhënat nga sistemi i survejancës epidemiologjike ALERT, tregojnë se situata gripale në vend ka një intensitet mesatar të qarkullimit të viruseve të gripit. 

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin