Me qëllim evidentimin e punësimit ilegal, Inspektorati i Punës ka marrë një sërë masash për kontrollin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sezonin turistik. “Kontrolli do të bëhet me synim të evidentimit të punësimit ilegal. Të gjithë punonjësit të përfshihen në skemën e sigurimeve shoqërore”, pohojnë burime nga Inspektorati i Punës. Gjithashtu Inspektorati i punës bëri publike edhe rezultatet e kontrollit në sektorin e minierave.

“Janë inspektuar 33 subjekte, u gjetën 42 punonjës të pasiguruar, tashme të futur në skemën e sigurimeve shoqërore. Në 11 subjekte u vendos shërbimi i mjekut, i domosdoshëm në këtë sektor. Në 17 subjekte u ngritën këshillat e sigurisë në punë. U paralajmëruan për sanksion 26 subjekte” pohojnë burimet ndërsa theksojnë se u gjobiten 2 subjekte për shkelje të legjislacionit të punës.